Standard.al

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uron shqiptarët për Vitin e Ri

jozefinaNjë ditë para ndërrimit të viteve, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi shqiptarët kudo që janë. Zonja Topalli iu bashkua aktivitetit të festave të fundvitit që disa fëmijë zhvilluan në qytetin e Shkodrës sëbashku me prindërit dhe mësuesit e tyre. Ky kapërcim vitesh është me ndryshe nga të gjithë vitet e tjerë sepse ne po mbyllim vitin më unik, më të veçantë, jubileun e 100 – vjetorit të Pavarësisë, për të hapur një ri që unë me zemër, uroj të jetë më i bukur, i mirë, edhe më i gëzueshëm. Por viti i 100 – vjetorit ishte unik jo vetëm për të gjitha ngjarjet që ndodhën, por edhe për një fenomen shumë të veçantë, sepse ne pamë në çdo rrugë të Shqipërisë, në çdo qytet, fshat, edhe në ato vende ku shqiptarët janë emigrantë, sesa e fortë është atdhedashuria jonë për kombin dhe sa i fuqishëm është identiteti jonë shqiptar.  Shfrytëzoj rastin për ti thënë të gjithë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, në Shkodër, në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, të gjithë atyre emigrantëve që prej disa vitesh jetojnë në vende të tjera dhe janë integruar në jetën e kombeve të tjera, gëzuar Vitin e Ri, gëzuar festat! Uroj përzemërsisht një vit më të mbarë për ata dhe familjet e tyre, shëndet dhe gëzime gjithmonë për kombin tonë”, tha Topalli për Zërin e Amerikës.

Comments are closed.