Kronika , shkurt

0
146

gjyqiProcesi në gjykatën e Tiranës

Falcifikoi hartën e pronave të gjyqtarit

Konomi, Mulla kërkesë për largimin e gjyqtarëve

Qemal Mulla, biznesmeni njëherësh përfaqësuesi i familjes Toptani, në historinë e trojeve në gjirin e Lalëzit, që është marrë i pandehur për “Falcifikim dokumentash”, ka kërkuar ndryshimin e gjyqtarëve të çështjes së tij. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Tiranës në datën 6 dhjetor të këtij viti nga avokati i tij, pasi sipas kërkesës trupi gjykues që ka marrë në shqyrtim çështjen është i njëanshëm. Nisur nga kjo gjë, i pandehuri Qemal Mulla kërkon përjashtimin e trupit gjykues duke kërkuar caktimin e një trupi gjykues tjetër.  Aktualisht kërkesa e depozituar në gjykatë, është marrë në shqyrtim nga gjyqtarja Shefkie Demiraj dhe se në ditët e janarit, pritet që gjykata të dalë me një vendim për pranimin ose jo të kërkesës së të pandehurit Qemal Mulla. Ky i fundit pak kohë më parë, është vënë nën akuzë për falcifikimin e hartës topografike, që bënte fjalë për pronat e gjyqtarit të vrarë në Vlorë Skerdilajd Konomi. Pas një kallëzimi të këtij të fundit, në periudhën kur ishte ende gjallë, prokuroria e Durrësit ka kryer hetime, që më pas rezultoi në pezullimin e tyre. Mirëpo pas vrasjes së gjyqtarit Konomi, çështja u rrihap sërisht duke arritur në përfudnimin se harta topografike e ndarjes së kufinjve kufizues së pronës në gjirin e Lalëzit ishte falcifikuar nga përfaqësuesi i familjes Toptani, i cili është i pandehuri Qemal Mulla.Ky i fundit një fakt të tillë nuk e ka pranuar dhe se prej disa kohësh është duke e kundërshtuar akuzën e prokurorisë në gjykatën e Tiranës. Sipas tij prokuroria ka vepruar në mënyrë të një anshme, duke u ndikuar dhe nga presioni i madh për të gjetur fajtorët e vrasjes së gjyqtarit në Vlorë, Skerdilajd Komomi.

Aksident në Kalimash-Morinë

Shoferin e ze gjumi në timon

vdes 33-vjeçari nga Kosova

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një 33-vjecari. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur Kolsh. Sipas policisë rrugore aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate. Një autobot është përplasur me trasenë ndarëse dhe më pas është përmbysur. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Lutfi Topojani, 33-vjeç, nga Kosova. Shkak për këtë aksident është bërë përplasja e automjetit me trafikndarësen e më pas rrokullisja e mjetit që ka dal nga njëra korsi në tjetrën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë çuar trupin e pajetë në morgun e spitalit rajonal të Kukësit. Gjatë ditës së djeshme,si pasojë e këtij aksidenti, edhe njëra korsi e autostradës është e bllokuar për qarkullimin pasi ekspertët ende nuk kishin bërë hetimet dhe nuk kishin nxjerrë shkaqet e aksidentit. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, qarrkullimi në rrugë është lejuar, ndërkohë që sipas policisë shkak i këtij aksidenti të rëndë ka qënë përgjumja e drejtuesit të mjetit gjatë ecjes. Java e fundit për autostradën Kalimash-Morin është shoqëruar nga aksidente tragjike,ku nga aksidenti i pak ditëve më parë humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency