Do shkonte për peshkim me granatë, plas në shtëpi vdes babai dhe djali

0
164

peshkiimBabai dhe djali i tij i mitur mbeten të vrarë nga një granatë që shpërtheu aksidentalisht. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Divjakë, rreth orës 18:20 minuta shtetasi Dashnor Gaxha, 27-vjeç ka qenë duke përgatitur granatën për peshkim dhe pranë ka pasur dhe djalin e tij të vogël, A. Gaxha, vetëm 2-vjeç. Ka qenë ky momenti, që sipas bluve, 27-vjeçarit i ka shpërthyer granata. Si pasojë, kanë gjetur vdekjen në vend nga plagët e marra, atë e bir. Në momentin e shpërthimit babë e bir kanë qenë të vetëm në banesë. Policia e cila ka shkuar me shpejtësi në vendgjarje po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, por pista kryesore e hetimit mbetet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency