Ngjarje të renda

0
131

sherrPlagoset lehtë Marjan Laca

Rinas, i shpohet goma e makinës

aksidentohet shefi i Rrugores Lezhë

Aksidentohet, shefi i policisë rrugore të Lezhës Marjan Laca. Mësohet se gjatë ecjes efektivit të policisë i është shpuar goma e automjetit dhe për pasojë makina e Lacës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Nisur nga kjo situatë, Marjan Laca ka pësuar dëme të lehta dhe se që nga mbrëmja e djeshme ai është shtruar në spitalin Ushtarak ku dhe ka marrë mjekimin nga buzat e bardha. Laca ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Tiranë-Rinas, dhe se gjatë ecjes mjeti ka devijuar dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë. Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, Marjan Lacës, duke e transportuar atë në drejtim të spitalit. Ndërkohë që lidhur me ngjarjen e rëndë është njoftuar dhe policia rrugore, e cila ka filluar hetimet e menjëhershme. Fillimisht është menduar se automjeti kishte dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, por pas disa minutash dhe verifikimit të imtësishëm të gomave të automjetit rezultoi se njëra nga gomat e para të makinës, është shpuar dhe për pasojë ka sjellë dhe daljen e makinës jashtë rrugës. Marjan Laca ishte duke u kthyer nga Lezha në drejtim të Tiranës, pasi kishte përfunduar shërbimin e tij.

Ngjarja tek Kthesa e Patosit

Sherri për këngëtaren në Patos, plagosen

me thikë katër kushërinjtë e saj

Katër persona, kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mbetur të plagosur me thikë në kohën kur po mbronin një këngëtare, e cila kishte kënduar në një nga lokalet e qytetit të Patosit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Patosit dhe shkak i ngjarjes ka qenë ngacmimi i këngëtares e cila shoqërohej nga katër kushërinjtë e saj, me mbiemrin Gropa. Burime pranë policisë së Fierit thanë se pasi ka përfunduar mbrëmja muzikore disa të rinj kanë ngacmuar këngëtaren dhe në sherr e sipër ata janë konfliktuar me kushërinjtë e saj që ishin duke shoqëruar në shtëpi kushërirën e tyre që këndoi. Gjatë sherrit mes katër të afërmve të këngëtares dhe të rinjve, janë përdorur thika dhe katër prej shoqëruesve kanë mbetur të plagosur lehtë. Policia e cila ka marrë njoftimin rreth ngjarjes në fjalë, ka shkuar me shpejtësi në vendin e krimit ku ka bërë arrestimin e personave që sulmuan katër shoqëruesit e këngëtares. Gjatë ditës së djeshme policia ka marrë në pyetje dhe të plagosurit si dhe personat e tjerë që kanë qenë të pranishëm. Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe këngëtarja e lokaleve të natës, e cila ka treguar se personat që janë arrestuar si autorë të ngjarjes kanë shfaqur rrezik për të dhe prandaj, katër shoqëruesit e saj kanë ndërhyrë për ti penguar. Mirëpo gjatë kësaj situate, mes tyre ka pasur të shara, të cilat u shoqëruar në përplasje fizike dhe përdorimin e thikave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency