Merkato Devolli shkon tek Partizani

0
137

Altin Vorpsi

bledariPër herë të fundit kishte veshur fanellën e kuqe në edicionin 2007-2008. 34-vjeçari prej ditësh ishte stërvitur në ish-kompleksin “Dinamo” me futbollistët e tjerë të Kukësit, por vetëm dje vendosi të bëhej “i kuq”

Babagjyshi i Vitit të Ri ka “të reja” për Partizanin. Në këtë fund viti “të kuqtë” kanë siguruar shërbime të lojtarëve që mund t’i japin një dorë të mirë kësaj skuadre që po kalon ditë të vështira në Kategorinë e Parë.

 

Më i riu

Emri më i fundit që i është bashkuar Partizanit është Bledar Devolli. Ish-mesfushori i Shkumbinit të Peqinit pranoi dje ofertën e “të kuqve”. 24-vjeçari do të zbresë një kategori më poshtë për të luajtur me shpresën që pas pak muajsh të shkojë sërish në elitën e futbollit shqiptar. Ky është edhe objektivi i Partizanit, që për momentin ndodhet në vendin e tretë të Kategorisë së Parë.

 

Orët e fundit

Mesfushori gjirokastrit ishte stërvitur prej ditësh në ish-kompleksin “Dinamo” me futbollistët e tjerë të Kukësit, por edhe pse mendohej se do ta vijonte karrierën me skuadrën verilindore, në orët e fundit arriti marrëveshjen me presidentin Lulzim Sallaku për të luajtur me skuadrën kryeqytetase.

 

I treti

Pas nënshkrimit me Fatjon Tafajn dhe Sokol Ishkën, Devolli, i cili gjatë fazës së parë ishte pjesë e Shkumbinit në Superiore, bëhet goditja e tretë e madhe e merkatos, që me siguri do të ofrojë të tjera surpriza të këndshme për tifozët e kuq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency