Basha: Do të kalojmë hipotekimin apartament për apartament Nga 1 janari nis taksimi i ri për kazinotë në qendër

0
146

Basha: Opozita paragjykoi planin urbanistik

 

hipotekstNjë proces i mbetur ende i papërfunduar, ku qindra qytetarë kanë mbetur peng i ndërtuesve, duke mos marrë kështu certifikatën e pronësisë, për këtë kryebashkiaku Lulzim Basha siguroi se procesi po ndiqet prej tij dhe shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të kalojë hipotekimin apartament për apartament. I ftuar në UTV në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, Lulzim Basha bëri analizën e 500 ditëve në krye të Bashkisë së Tiranës, ku analizoi projektet e bëra gjatë këtyre ditëve si dhe projektet që pritet të marrin jetë përgjatë 2013-ës. Sakaq, Basha sqaroi se duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, nis taksimi i ri i kazinove dhe pikave të bastit të atyre që janë përqendruar në qendër të Tiranës. Gjithashtu, Basha u ndal edhe në mosvotimin nga këshilltarët e majtë dhe kreu i opozitës, të cilët kanë paragjykuar planin e përgjithshëm urbanistik. Në të njëjtën kohë, kreu i bashkisë tha se pas miratimit të planit do të ketë një formulë të re të ndërtimit dhe shpërndarjen e tyre në disa zona të Tiranës dhe jo përqendrimin e tyre në qendër.

Punësimi

Bashkia nuk mund të bëjë gjithçka për punësim, nën drejtimin tim ky do të jetë prioritet i punës sime. Në radhë të parë stimulin për biznesin, ku në shtator 2011 paraqita një paketë për uljen e taksave dhe tarifave. Dhe në shtator 2012 bëra analizë vjetore dhe gjithçka është transparente, numri i bizneseve të reja të hapura në Tiranë ishte 1350, ndërsa të punësuar 6800. Sa i takon periudhës janar-nëntor, 3200 biznese janë mbyllur dhe janë hapur 6635 biznese të reja, 8049 të punësuar shtesë. Sa u takon dy muajve të fundit, tetor-nëntor, 5835 qytetarë të Tiranës kanë humbur vendin e punës, 7035 kanë deklaruar punësimin e tyre, ku një pjesë e madhe vjen nga biznesi i vogël. Masat e ndërmarra, si ulja e taksave dhe ndërveprimi, kanë dhënë një rezultat pozitiv. Ne kemi përdorur edhe mekanizma të tjerë, ku me Dhomën e Tregtisë është evidentuar numri i vendeve që janë bosh, që të bëhet i mundur punësimi i 180 të rinjve. Për vitin e ardhshëm kemi propozuar që ne të kalojmë një formulë të re për mbledhjen e taksave. Në buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë një fond të veçantë të garancisë për të kredituar biznese të reja që nisen nga qytetarët e Tiranës që janë nën moshën 35 vjeç.

Hipotekat

Sa u takon hipotekave, 54 për qind e qytetarëve ende nuk e kanë marrë certifikatën e pronësisë. 2400 familje nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje ligjore. Ne do të fillojmë hipotekimin apartament për apartament, si dhe do të përdor memorandumin, ndërsa do t’u lë gurin e ngrohtë ndërtuesve. Unë do ta shoh këtë proces me përparësi.

Plani

Planin urbanistik e kam quajtur kushtetuta e qytetit dhe me miratimin e këtij plani do të duhen të paktën tre muaj për të ndryshuar ndonjë gjë në të. Midis planit dhe lejes së ndërtimit do të ketë akte transparente, nuk do të ketë asnjë tolerancë sa i takon koeficentit të ndërtimit, si dhe katet do të ndërtohen me formulë. Do të ketë shumë shpejt një listë me dokumentet që mund të merren për lejet e ndërtimit, e cila do të jepet brenda një muaji.

Gjelbërimi

0.8 m2 për frymë synimi 3m2 për frymë dhe 4.5 m2 bashkë me komunat. Problemi i gjelbërimit vjen si problem i shtimit të popullsisë dhe e dyta zhvillimi kaotik i Tiranës. Do ketë tri nivele menaxhimi, do të shfrytëzojmë çdo hapësirë publike, përmes gjelbërimit kapilar. Do të krijohet një itinerar lulishtesh, i cili përfshihet edhe në planin e përgjithshëm urbanistik. Do të ketë 300 ha më shumë gjelbërim. Niveli i tretë i gjelbërimit ka të bëjë me projekte strategjike, lidhen me mënyrën se si lëvizin qytetarët, përmes përmirësimit të transportit publik, duke vënë në jetë lëvizjen përmes tramit. Kemi një dyfishim të hapësirave të gjelbra, do të krijohet edhe parku i Paskuqanit, që do të jetë mushkëria e dytë e qytetit.

Ndërtimet

Në lulishten e vëllezërve Frashëri nuk parashikohet asnjë ndërtim. Ky nuk është një plan njollash, ama do të plotësohet një standard në gjithë qytetin. Unë kam dalë kundër ndërtimit në pjesën e Liqenit Artificial. Plani i hartuar ka pasur pjesëmarrje të plotë, të ekspertëve dhe grupit teknik. Ndërkohë, në mbledhja e Këshillit Bashkiak, nuk u dha asnjë alternativë, një ditë më pas dhanë votën kundër. Plani përcakton koeficientin e ndërtimit dhe vendos piketat për ndërtimet në kryeqytet.

Financimi

Në buxhetin e 2013-ës kemi parashikuar 100 projekte të reja. Kemi dy mungesa, pasi bashkia është gjendur përballë një situate pa projekte. Të gjitha projektet e 2012-ës do të jenë të prokuruara dhe të zbatuara, këto do të jenë të përfunduara në shtator të 2013-ës. Me ndihmën e qeverisë e Katarit, ne do të përfundojmë brenda një periudhe 18-mujore bulevardin e ri të Tiranës. Gjithashtu me lekët e mbetura nga ndërtimi i sheshit “Skënderbej”, do të nisë zhvendosja e shinave të trenit.

Qendër – periferi

Plani urban përcakton qendrat ku do të ndërtohet, e cila përfshin 10. Parashikon shpërndarjen e ndërtimeve dhe jo përqendrimin në qendër të tyre.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency