Parashikimet e ndeshjeve

0
143

bastetNoruiç – Man. Siti                 2-2                  2.3

Fulham – Suansea              1                      2.4

QPR – Liverpul                      1                      4.1

Sasualo – Çezena                3+                    1.95

Livorno – Juve Stabia          1                      1.8

Aston Vila – Uigan               1                      2.3

 

Noruiç-Man.Siti

7 pikë larg Mançester Junajtidit janë shume për kampionët në fuqi. Do të jetë java e fundit për vitin 2012, por do të jetë java vendimtare për fatet e Mançester Sitit, nëse do të vazhdojë të jetë pretendent për kampionatin edhe vitin tjetër. Skuadra e Mançinit vjen në këtë ndeshje pas humbjes surprizuese në fushën e Sanderlendit, e cila e mundi me rezultatin e ngushtë 1 me 0. Kjo humbje solli polemikat e radhës në skuadrën e dytë të Mançesterit lidhur me fatin e trajnerit Roberto Mançini dhe a është ai i aftë të ruajë vendin e tij si trajner. Gjithsesi, një fitore në fushën e Noruiçit do të sillte qetësinë në radhët e të kaltërve, pasi do të vazhdonte të ruante diferencën me Junajtidin prej 7 pikësh. Noruiçi nga ana e tij është një skuadër, e cila i ka vënë në vështirësi skuadrat e mëdha, por nuk ka arritur t’i ndalë dot. Koefiçenti për fitoren e Sitit vlerësohet me 1.6 por koefiçenti që mund të integronte çdo bastvënës është fitore e skuadrës së Mançinit që në pjesën e parë. Kjo mundësi vlerësohet me koefiçentin 2.3. Për Sitin kjo do të jetë ndeshja e cila duhet të tregojë se rivaliteti me skuadrën e Fergusonit nuk ka mbaruar ende.

Fulham-Suansea

Fulhami është një skuadër e cila ka bërë disa blerje të goditura në muajt e verës, blerje të cilat nuk po japin ende efekt. Pas 2 barazimeve dhe 1 humbjeje, skuadra londineze do të kërkojë të rikthehet te fitorja në ndeshjen e fundjavës. Kundërshtari i saj është Suansea, e cila para një jave ndali Mançester Junajtidin në fushën e vet. Brenda fushës Suansea është mjaft e fortë, por jashtë saj ka treguar se nuk i ruan të gjitha forcat. Ky do të jetë shkak për një humbje të mundshme gjatë kësaj fundjave ndaj Fulhamit. Koefiçenti për fitoren e skuadrës londineze është 2.4 dhe është më se e mundshme.

QPR-Liverpul

Që Liverpuli në çdo ndeshje “kënaqet” vetëm me historinë që ka, kjo tashmë dihet. Nuk mjafton ndërrimi i trajnerit, por është një grup futbollistësh të cilët nuk janë të mjaftueshëm për të ngritur Liverpulin në nivelin e duhur. Pas humbjes me Stoken skuadra e Roxhersit do të ndeshet këtë fundjavë me QPR-në, ekip i cili pritej të bënte më shumë. QPR ndodhet 6 pikë larg zonës që e shpëton dhe ky do të jetë një shkak për rikthimin e tyre te fitorja. Me emrat që ka skuadra e QPR-së duhet të ishte një ndër kandidatët për të luftuar në zonën e Evropës, por duket se egoja e madhe ka sjellë dhe mosmotivimin e lojtarëve. Gjithsesi, edhe pse përballë kanë Liverpulin, përsëri do të jetë dita e QPR-së për të marrë tri pikët si dhe për të qenë të qetë në ndeshjet e ardhshme. Një humbje do ta zhyste QPR-në edhe më thellë si dhe nuk do t’i jepte shanset për të shpëtuar. Koefiçenti i ndeshjes është shumë i lartë, 4, por sipas parashikuesve, çdokush mund të rrezikojë për të fituar më shumë. Kjo ndeshje mund të luhet dhe me dopio shans 1X, mundësi e cila kuotohet me koefiçentin 2.

Sasualo-Çezena

Sasualo duket se është një skuadër e cila do të kërkojë rikthimin në Serinë A këtë vit. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Çezenës që nuk po e rimerr më veten që pas rënies nga Seria A. Kjo ndeshje pritet të fitohet nga Sasualo, por mundësitë më të larta janë për një fitore me shumë gola. 3+-si i kësaj ndeshje kuotohet me 2 dhe i ka të gjitha mundësitë, kur dihet që Çezena do të luajë fatet e saj dhe do të shënojë të paktën 1 gol.

Livorno-Juve Stabia

Pas Sasuolos është Livorno skuadra e dytë që duket se do të ngjitet direkt për në Serinë A. Diferenca me ekipet e tjera është e madhe dhe ndeshja pritet të fitohet lehtë nga Livorno. Koefiçenti i ndeshjes është 1.8

Aston Vila-Uigan

Humbja 8 me 0 me Çelsin ka sjellë përçarje në ambientin e A. Vilës, po kështu humbja 0 me 4 ndaj Totenhemit ka sjellë akoma edhe më shumë pakënaqësi. Këto dy humbje do të bëjnë që A. Vila patjetër këtë fundjavë të rikthehet te fitorja. Në rast të një tjetër dështimi drejtuesit e skuadrës kanë paralajmëruar masa të rënda ndaj lojtarëve që duket se janë motivuar për të fituar këtë javë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency