INSTAT: Tremujori i tretë, rigjallërim i ekonomisë së vendit

0
146

Blendi Hasani

 

instatPublikohen të dhënat për statistikat afatshkurtra për periudhën korrik-shtator 2012

 

Aktiviteti ekonomik ka dhënë shenja të ndjeshme rimëkëmbjeje në tremujorin e tretë të vitit. Sipas Institutit të Statistikave, indeksi i xhiros së sektorëve kryesorë ekonomikë është rritur 8.8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sektorët që kanë kontribuar në rritje, janë industria nxjerrëse dhe përpunuese, sektori i energjisë elektrike dhe tregtia, ndërsa në rënie paraqiten ndërtimi dhe hoteleria.

Sektori me rritjen më të lartë vjetore të xhiros në tremujorin e tretë ishte industria nxjerrëse, me 23.6%, ndërsa rritje mjaft të lartë shënuan edhe sektori i energjisë elektrike, me një rritje vjetore 17.4% dhe tregtia me shumicë, me 12%. Sërish performanca më negative i takon sektorit të ndërtimit, ku xhiroja ka rënë afro 16% me bazë vjetore. Këto të dhëna janë mjaft domethënëse dhe japin një drejtim të tendencës së ekonomisë për tremujorin e tretë.

Duke marrë shkas nga këto të dhëna, pritet që ekonomia në tremujorin e tretë të regjistrojë një performancë më të mirë krahasuar me dy tremujorët e parë. Por, të njëjtën tendencë pozitive me volumin e xhiros nuk shfaqin të dhënat e punësimit. Në Industri, punësimi ka rënë me 2.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në sektorin e ndërtimit, numri i të punësuarve ka rënë sërish me 8.2%. Ecuri më pozitive të punësimit tregon sektori i tregtisë me shumicë, ku punësimi është rritur me 8.6% dhe në post-telekomunikacione me 5.2%.

 

Industria

Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse,me vit bazë 2005=100, në tremujorin e tretë 2012, krahasuar me tremujorin e dytë 2012 ka një rritje prej 6.9 për qind. Krahasuar me tremujorin e tretë 2011 rritja është 8.8 për qind. Numri i të punësuarve në Industri ulet me 2.2 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm numri i punonjësve ka rënie 2.3 për qind. Në tremujorin e tretë 2012 ka një rritje të pagave prej 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm rritja e pagave është 2.2 për qind.

 

Industria nxjerrëse

Në Industrinë Nxjerrëse, shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime fikse paraqitet me rritje prej 10.1 për qind në tremujorin e tretë 2012. krahasuar me tremujorin

paraardhës. Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të mëparshëm rritja është 23.6 për qind. Volumi i prodhimit industrial ka një rritje prej 11.0 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë 2011 rritja është 30.2 për qind. Numri i të punësuarve në sektorin e industrisë nxjerrëse në tremujorin e tretë 2012 ka një rritje 0.3 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës. Pagat rriten 5.4 për qind gjatë të njëjtës periudhë Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2011 numri i të punësuarve ulet 4.3 për qind ndërsa, pagat rriten 10.4 për qind.

 

Industria përpunuese

Në Industrinë Përpunuese, shifra e afarizmit vlerësuar me çmime fikse, ka rritje 8.1 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraardhës rritja është 4.8 për qind. Volumi i prodhimit industrial në tremujorin e tretë 2012 ka rritje 7.1 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2011 volumi i prodhimit në industrinë përpunuese është rritur 4.9 për qind. Numri i të punësuarve në industrinë  përpunuese është ulur 3.0 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me

tremujorin paraardhës. Pagat e paguara të punësuarve janë ulur 1.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të mëparshëm numri i të punësuarve është ulur 2.8 për qind dhe pagat janë ulur

0.8 për qind.

 

Energjia elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ujë

Shifra e afarizmit në tremujorin e tretë 2012, vlerësuar me çmime fikse, në sektorin e energjisë elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe ujë është rritur 2.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën

periudhë të vitit të mëparshëm shifra e afarizmit në tremujorin e tretë 2012 ka një rritje prej 17.4 për qind. Numri i të punësuarve në tremujorin e tretë 2012 në sektorin e energjisë elektrike dhe furnizimit me gaz, avull dhe ujë krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur 0.6 për qind. Pagat në këtë sektor ne tremujorin e tretë 2012 janë rritur 1.4 për qind, krahasuar me tremujorin e

mëparshëm. Krahasuar me tremujorin tretë të vitit të mëparshëm numri i të punësuarve është rritur 1.2 për qind ndërsa pagat janë rritur 6.1 për qind.

 

Ndërtimi

Shifra e afarizmit në ndërtim e vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, 2005=100, është ulur 15.8 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2012 është ulur 0.3 për qind. Volumi i prodhimit është ulur 14.6 për qind krahasuar me tremujorin e tretë 2011. Numri i të punësuarve në Ndërtim është ulur me 8.2 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me tremujorin e dytë 2011, ndërsa pagat janë ulu me 8.1 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

 

Tregtia me shumicë

Shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Çmimeve të Prodhimit, 2005=100, në sektorin e Tregtisë me shumicë është rritur 12 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rritja është 16.5 për qind. Numri të punësuarve është rritur 8.6 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me tremujorin e tretë 2011, ndërsa pagat janë rritur 12.7 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

 

Hotele

Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Çmimeve të Konsumit,me vit bazë 2005=100, në tremujorin e tretë 2012, është rritur 21.6 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2011. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2011është ulur 7.3 për qind. Numri i të punësuarve në hotele është rritur 17.8 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me tremujorin e dytë 2012, ndërsa pagat e paguara janë rritur me 9.6 për qind gjatë të njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i të punësuarve është 7.2 për qind ndërsa pagat janë ulur 9.8 për qind.

 

Transporti

 

Transporti hekurudhor. Shifra e afarizmit në transportin hekurudhor e vlerësuar me çmime korente ka shënuar ulje prej 8.4 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me tremujorin e tretë 2011 ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është rritur 95.5 për qind.

Transporti detar. Shifra e afarizmit në transportin detar e vlerësuar me çmime korente është rritur 12.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 5.6 për qind.

Transporti ajror. Shifra e afarizmit në transportin ajror e vlerësuar me çmime korente ka shënuar ulje prej 7.9 për qind në tremujorin e tretë 2012 ndaj tremujorit të tretë 2011. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës ky

tregues është rritur 23.7 për qind.

Agjencitë e udhëtimit. Shifra e afarizmit në agjencitë e udhëtimit është ulur me 24 për qind në tremujorin e tretë 2012 krahasuar me tremujorin e tretë 2011. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 9.4 për qind.

 

Posta dhe komunikacioni

Shifra e afarizmit vlerësuar me çmime korente në aktivitetin postar ulet me 5.8 për qind në tremujorin e tretë 2012 në krahasim me tremujorin e tretë 2011, ndërsa në komunikacion ky tregues është rritur 18.9 për qind për të njëjtën periudhë. Krahasuar me tremujorin pasardhës, ky tregues në aktivitetin postar paraqitet me ulje 7.7 për qind, ndërsa në komunikacion paraqitet me rritje 21 për qind. Numri i të punësuarve në aktivitetin postar rriten 5.2 për qind dhe pagat e paguara nga ndërmarrja ulen me 16.2 për qind, ndërsa në komunikacion, numri i të punësuarve ulet 9 për qind dhe pagat ulen me 1.3 për qind, gjatë periudhës tremujori i tretë 2012 krahasuar me 2011.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency