Vendimi i KM, KESH do të kryejë importin e energjisë edhe për muajt janar-shkurt

0
114

KESHIQeveria ka marrë dje vendimin që garanton një furnizim të vazhdueshëm dhe pa ndërprerje të klientëve familjarë dhe jofamiljarë me energji elektrike. VKM i miratuar dje nga mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave vendos lejimin e shoqërisë “KESH”, sh.a., Tiranë, të importojë energji elektrike, për periudhën nga data 1.1.2013 deri më 1.3.2013, për garantimin e furnizimit të pandërprerë të konsumatorëve me energji elektrike në vend dhe mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes. Kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes do t’i faturohen shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a., Tiranë dhe procedurat e importimit të energjisë elektrike nga ana e shoqërisë “KESH”, sh.a., Tiranë, do të bëhen në përputhje me aktet, ligjore e nënligjore në fuqi.
Qeveria ka ngarkuar ministrinë e Financave për sigurimin e burimeve financiare për kryerjen e importit të energjisë elektrike nga shoqëria “KESH”, sh.a., Tiranë, sipas këtij vendimi, si dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për importin e energjisë elektrike, të realizuar nga KESH, sh.a.-ja, në periudhat e mëparshme.
Nga ana tjetër, me propozimin e zëvendëskryeministrit e ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në hidrocentralin e Komanit, me një kredi prej 12.700.000 eurosh. Kjo masë parashikohet të krijojë kushte më të mira sigurie për funksionimin e kësaj vepre të madhe hidroenergjetike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency