Shpëton vetëm Josa

0
141

mirel-josaMosmarrëveshjet gjatë ditëve të fundit kanë sjellë përçarje mes drejtuesve, në një kohë që janë marrë edhe masa nga ana e presidentit të klubit, Ardian Takaj. Ky i fundit deklaroi se kishte shkarkuar zv.presidentin Ardi Kollçaku, si dhe drejtorin e klubit, Ilirjan Përmeti

 

Sot pritet që të mësohet pak më shumë mbi atë çka ndodhi vetëm pak ditë më parë tek Skënderbeu. Presidenti Takaj do të hedhë dritë mbi vendimet që mori të hënën, duke qartësuar fatet e këtij klubi që deri më tani dallonte nga të tjerët, pikërisht për qetësinë që kishte në rangjet më të larta.

 

Vendimet

Burime pranë skuadrës juglindore kanë bërë me dije se “sa u përket shkarkimeve, janë çështje të mbyllura”. Ndërkohë, vendimet e marra për stafit teknik, të cilët janë të pezulluar, për momentin do të vazhdojnë të mbeten të tillë derisa gjërat të qetësohen dhe situata të sqarohet.

 

Transferimet

Siç dihet fare mirë, Skënderbeu ka disa lojtarë që u interesojnë shumë skuadrave evropiane. Plaku, Orelesi, Pejiç dhe Arapi janë vënë në shënjestër të disa skuadrave. Për shembull për dy të parët është interesuar skuadra e Slask Vroklav që aktualisht drejtohet prej çekut Stanislav Levi. Ky i fundit ishte tekniku i Skënderbeut që fitoi dy vitet e fundit kampionatin shqiptar dhe duket se po insiston për lojtarët e lartpërmendur. Në rast të tillë mësohet se ekipi juglindor do të heqë dorë prej këtyre futbollistëve dhe do të rifutet në merkato për t’i zëvendësuar.

 

 

Çfarë ndodhi

Mosmarrëveshjet gjatë ditëve të fundit kanë sjellë përçarje mes drejtuesve, në një kohë që janë marrë edhe masa nga ana e presidentit të klubit, Ardian Takaj. Ky i fundit deklaroi se kishte shkarkuar zv.presidentin Ardi Kollçaku, si dhe drejtorin e klubit, Ilirjan Përmeti. Nga ana tjetër, presidenti i Skënderbeut ka pezulluar pa afat gjithë stafin teknik me në krye trajnerin Mirel Josa, deri në marrjen e një vendimi të dytë. Arsyeja kryesore lidhet me zërat e fundit që kanë qarkulluar në merkato, ku, sipas Takajt, vetëm ai mund të konfirmojë lëvizjet në skuadër. Klubi po kalonte një periudhë të artë në historinë e tij, teksa është pranë shpalljes kampion për të tretin sezon radhazi, si dhe mundësisë së fitimit të Kupës së Shqipërisë. Mirëpo, gjatë javëve të fundit nuk ishte e thënë se gjithçka do të shkonte më së miri në klub mes donatorëve, edhe pse rezultatet pozitive duhet të impononin qetësi. Marrëdhëniet mes personave që financojnë, janë të ngrira, për shkak të xhelozive dhe mosmarrëveshjeve. Shkaqet janë sa për anën financiare (cili donator financon më shumë), por edhe banale (paraqitjet në media).

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency