Shkrirja e kufijve mes punës dhe privates

0
119

“Deutsche Welle”

punaRreth 10 vite më parë shumica e njerëzve kishin një kompjuter në punë dhe në shtëpi. Ndërsa sot ata kanë një laptop, smartphone dhe një tablet. Në varësi të punës së tyre disa njerëz mund të përdorin smartphone-ët dhe laptop-ët e tyre personalë për t’i përmbushur detyrat. Pra, një udhëtim biznesi mund të kthehet në një dilemë të fortë, “mollë sherri”, mes punës dhe jetës private.
Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëz janë duke i përdorur pajisjet e tyre personale për qëllime pune. Në Gjermani shumë punëdhënës e lejojnë stafin e tyre, të marrë me vete pajisjet personale elektronike, duke aplikuar kësisoj politikën e quajtur “sill pajisjen tënde” (BYOD).

Më shumë fleksibilitet mes jetës private dhe punës
BYOD ka disa vite që zbatohet, sidomos pas hedhjes në treg të smartphone-ëve. Por në realitet një politikë e tillë mori një përhapje të gjerë në vitin 2008 kur Apple bëri të mundur përdorimin e e-mail-it dhe shumë shërbime të tjera tek iPhone-ët, thotë Ted Schadler, një analist i teknologjisë së konsumit në “Forrester Research”. Shumë kompani punojnë me sistemin e programeve Microsoft dhe Apple kërkonte të kishte një pjesë të tregut, shton ai. “Përdoruesit panë më komod dhe të shpejtë produktin e Apple, iPhone sesa BlackBerry-n”, theskon Schadler.
Më shumë se 40% e gjermanëve i përdorin telefonat e tyre celularë për punën, sipas një studimi të Forrester Research. Këto shifra janë akoma më ta larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjysma e njerëzve përdorin mjetet e tyre private në ambientet e punës. Kjo mund të jetë në avantazhin e kompanive. Nëse një punonjës vlerësohet për atë se çfarë jep në punë, atëherë ai do të jetë më shumë produktiv nëse ndërthur në masën e duhur punën me jetën personale thotë Schadler.

Përparësitë dhe rreziqet BYOD
Me më shumë njerëz që i përdorin pajisjet elektronike private për qëllimet e punës së tyre, ka shenja se është duke ndryshuar edhe kultura e të punuarit. Kufiri mes jetës private dhe punës është duke u zhdukur thekson Schadler.
Por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë negative. “Ky është një fenomen i udhëhequr nga punëtorët. Të dhënat tona thonë se ndryshimi nuk ka ardhur për shkak të zhgënjimit të tyre nga puna dhe dëshirës për të pasur një punë sa më fleksibël në jetë”, thotë Schadler.
Katastrofat natyrore si uragani Sandy kanë treguar gjithashtu avantazhet e politikave BYOD. Shumë banorë të Nju Jorkut në pamundësi për të shkuar në zyrat e tyre të punës, punuan nga shtëpia në laptopët e tyre. Vitin e shkuar, kompania e gjermane SAP i lejoi punonjësit e saj në Japoni të punonin nga shtëpia, përpara se të ndodhte cunami shkatërrues. Që prej asaj kohe BYOD ka filluar të përdoret edhe në zyra të SAP në vende të tjera të botës. “Punonjësit preferojnë t’i përdorin pajisjet e tyre”, thotë Oliver Bussmann, i cili punon se zyrën e informimit të SAP. Sipas shifrave të kompanisë, një në dhjetë punonjës, përdor pajisjen e tij private, pra janë rreth 4500 smartphone, laptop-ë dhe tableta personale në mbarë botën, që përdoren për qëllime pune. Ky numër mund të dyfishohet në fillim të vitit 2013, thotë Bussmann. Por BYOD përveç se mund të rrisë rendimentin e punonjësve, ka edhe anën tjetër të rrezikshme. Shumë njerëz nuk përdorin mbrojtës profesionalë ndaj viruseve në pajisjet e tyre elektronike dhe një gjë e tillë mund të dëmtojë kompaninë thekson Bussmann. Sidoqoftë përfitimet nga BYOD janë më të mëdha, prandaj edhe kompanitë janë duke e ndryshuar mënyrën e të punuarit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency