Politika,Ps

0
125

majkoMajko: Humbëm integrimin, se nuk u negociua

Partia Socialiste e cilëson të humbur shansin e statusit kandidat, për shkak të mungesës së negociatave me mazhorancën qeverisëse. Anëtari i kryesisë së selisë rozë, Pandeli Majko, deklaroi dje se në rast se palët do të përfshiheshin në negociata konstruktive, vendi mund të kishte përfituar statusin. Sipas deputetit socialist, çështja e Fierit, e cila u vendos si kusht nga opozita për votimin e tri ligjeve të integrimit, përbën një përpjekje të mazhorancës për të marrë këtë qark. “Fieri nuk mbahet peng nga Partia Socialiste, por mbahet peng nga politika e Partisë Demokratike. Mendoj se me atë që po zhvillohet në marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës ka dalë në pah mungesa e vjetër dhe e re e qeverisë aktuale për të negociuar me opozitën”, – u shpreh Majko. Ndërkohë, në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit Berisha, i cili deklaroi dy ditë më parë pas vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë se “bllokmenët e sotëm shemben kishat dje”, deputeti socialist theksoi se ajo përbën një deklaratë të shkëputur nga konteksti. Duke nënvizuar se ngjarja e përmendur nga kreu i qeverisë qëndron si e vërtetë, Majko pohoi se ajo nuk ka lidhje me Partinë Socialiste të ditëve të sotme. “Histori të tilla me rrëzime muresh apo sjellje paralele për prishjen e kishave dhe xhamive, nuk qëndrojnë dhe nuk kanë kontekst dhe e bëjnë me qesharake këtë histori politike që po zhvillohet aktualisht ku zgjedhjet kanë filluar si numërim mbrapsht. Kanë filluar si numërim mbrapsht në radhë të parë për ata që janë duke qeverisur vendin në Këtë mënyrë”, – theksoi Majko. Gjatë vizitës së tij të djeshme në Kishën Autoqefale Ortodokse e ndërtuar një vit më parë, përveç urimeve për shqiptarët, kryeministri theksoi se njerëzit që shembën kishën para 60 viteve, sot kanë ngritur murin e bllokimit, i cili sipas tij, do të bjerë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm. “Ata që shembën Kishën 60 vjet më parë, ata që ngritën mure të tjera, ata mbetën në rrënojat e atyre mureve. Vlerave nuk u reziston asnjë mur dhe ky mur i fundit i bllokimit do të provohet saktësisht si një mur letre në kohërat që vijnë”, – tha Berisha.

 

Rama, të rinjve: Angazhim maksimal për zgjedhjet e 23 qershorit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i kërkoi Forumit Rinor Eurosocialist angazhim maksimal për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në një aktivitet të të rinjve socialistë, kreu socialist vlerësoi progresin e bërë nga FRESH në përpjekjet për tu reformuar, duke nënvizuar se në të ardhmen transformimi do të jetë edhe më i madh. Ky ka qenë një vit shumë i mbarë për FRESSH-in, që ka shënuar një rrugëtim jashtëzakonisht të rëndësishëm për të sotmen dhe për të nesërmen e FRESSH-it, por jo vetëm të FRESSH-it, por edhe të PS falë FRESH-it. Ajo që është bërë deri këtu është një arsye për të qenë shumë të bindur që në 6 muajt e ardhshëm ky forum do të jetë një kontribuues kryesor për fitoren tonë të përbashkët. Unë jam i bindur që sot më shumë sesa disa muaj më parë ne i kemi të gjitha arsyet për të besuar se ju do ta bëni këtë shumë mirë. Dhe se në 6 muajt e ardhshëm ju do të dini të ndërtoni besim tek shumë njerëz që sot mund të jenë ende jo besimplotë apo mund të jenë ende mosbesues për mundësinë një ndryshimi të madh. E ndryshimit që ne duam dhe do të sjellim së bashku. E kushteve për ti hapur rrugë një rilindjeje shqiptare që nuk është një utopi por është një domosdoshmëri”, – deklaroi Rama. Në këtë kontekst, kryesocialisti nënvizoi: “Të jeni të sigurt se ky është vetëm fillimi dhe pjesa më e bukur s’ka ardhur akoma. Të jeni të sigurt që në pak vite FRESSH-i do të jetë transformuar në një mënyrë të atillë që do t’i japi shumë më tepër se sot jo thjesht PS, por politikës në tërësi dhe jetës sociale në përgjithësi”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency