“Pinturikio” nuk harron lehtë “Zonjën e Vjetër”

0
160

 Altin Vorpsi

del pieroNëpërmjet një letre të publikuar në sajtin e vet zyrtar, Alesandro del Piero tregon për muajt e fundit që kaloi ne Torino. “Pinturikio” ka qenë një lojtar i Juves për plot 19 vite.

 

Alesandro del Piero ka kaluar një vit prej kampioni tek Juventusi. Ndërsa ai mbylli aventurën si lojtar profesionist me ekipin e tij të zemrës, këtë e bëri në mënyrën më të mirë duke fituar titullin kampion. “Ky vit që kam kaluar me bardhezinjtë ka qenë i paharrueshëm. Një 2012 i jashtëzakonshëm. Ju tregoj se pse. Në këta 12 muaj ndodhi kthimi i madh i “Zonjës së Vjetër”. Nuk do ta harroj kurrë atë që më ka ndodhur në këtë vit magjik. Nuk do të mbaroj kurrë së falënderuari të gjithë tifozët e Juves për ato momente që më kanë dhuruar”, – shprehet ish kapiteni bardhezi. Më pas ai tregon se cili ka qenë momenti më i suksesshëm i tij gjatë këtij viti kalendarik.

 

Emocione

“Kam përjetuar emocionin më të madh të karrierës sime më 13 maj. Atëherë kur në “Juventus Stadium” ne festuam fitoren e titullit kampion. Diçka fantastike”. Më pas ai shton se është prekur për largimin, ndërkohë që shton se 2012 ka pasur me vete edhe ndryshimin në karrierën e tij. “Unë kam nisur një aventurë të re në Australi. Është një projekt ku po punojmë për të bërë mirë. Na presim shumë sfida përpara”, – sqaron mesfushori.

 

Dëshira

“Pinturikio” shpreson që ecuria e Juves të jetë akoma më e mirë në vazhdim. “Është një skuadër që ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha. E ka mbyllur shumë mirë këtë vit dhe nëse vazhdon me këtë ritëm i ka të gjitha mundësitë që të rishpallet kampione. Edhe në Ligën e kampioneve mund të shkojnë larg. Me grintën e Kontes dhe me aftësitë e tij, grupi i lojtarëve mund të përballojë çdo rival. Uroj që të kenë sa më shumë suksese në vazhdim”, – deklaroi italiani nga Australia. Sa u përket rivalëve në kampionat, Del Piero e mbyll me thënien se torinezët nuk kanë rivalë. I vetmi ekip që mund t’u bëjë dëm bardhezinjve, janë vetëm ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency