Pas vrasjes, nëna refuzon marrjen e trupit, tërhiqet nga bashkëshortja

0
137

Elton Qyno

policiaE ëma e braktisi, mësoi se i biri bashkëjetonte me një femër. Trupi u tërhoq pas mbërritjes së gruas nga Italia

Policia pyet 50-vjeçaren që bashkëjetonte me viktimën. “Punoja në lokal, se kisha djalin në burg”

 

Vrasja e shtetasit 44-vjeçar në Kavajë nga djali i gruas 50-vjeçare me të cilën bashkëjetonte viktima, ka marrë përmasa akoma më të rënda gjatë ditës së djeshme, pasi nëna e viktimës Artur Kollçaku ka refuzuar të tërheqë trupin e të birit nga morgu i spitalit të Kavajës. E tronditur nga zbulimi i lidhjes së fshehtë të djalit të saj me një grua 50-vjeçare dhe shfrytëzimin e saj si prostitutë në lokalin e tij, ka bërë që e ëma e Artur Kollçakut të braktiste djalin e saj në vdekje. Kjo, për shkak edhe të opinionit që në zonën e Kavajës ndikon shumë në moralin dhe situatën psikologjike të njerëzve. Për shkak se 44-vjeçari Artur Kollçaku jetonte kohët e fundit i vetëm në Kavajë, pasi të gjithë familjen dhe gruan e tij e kishte në Itali, strukturat e policisë së këtij rrethi i janë drejtuar nënës së viktimës për të tërhequr trupin e pajetë të djalit. Mirëpo e moshuara kësaj kërkese i është përgjigjur negativisht, duke u pohuar efektivave të policisë se me ato që kishte kryer i biri, për të ai nuk ishte djali i saj. Nisur nga kjo situatë deri në orët e mbrëmjes së djeshme, trupi i pajetë i 44-vjeçarit të vrarë me thikë nga 20-vjeçari Elvis Kollçaku, i sapoliruar nga burgu, është lënë në ambientet e morgut të spitalit. Pas ardhjes së gruas dhe të afërmve të tjerë, trupi i 44-vjeçarit është tërhequr duke bërë që ceremonia e tij të kryhet ditën e nesërme në qytetin e Kavajës.

Pyetja e të dashurës

Për shkak të ngjarjes tepër të rëndë që është krijuar pas vrasjes së 44-vjeçarit, ku nëna e tij refuzoi tërheqjen e trupit të të birit, me qëllim kryerjen e ceremonisë së varrimit, strukturat e Bashkisë së Kavajës kanë hyrë në kontakt me gruan dhe të afërmit e tjerë që ndodheshin në Itali. Pasi kanë marrë miratimin se ata ishin duke ardhur në Shqipëri për të tërhequr trupin e pajetë të Artur Kollçakut, shërbimet e bashkisë së qytetit kanë anuluar planin për ta varrosur 44-vjeçarin nëpërmjet drejtorisë së komunales. Trupi i viktimës është tërhequr ditën e djeshme në orët e mbrëmjes, ndërkohë që pritet që sot të kryhet edhe ceremonia e varrimit. Gjatë ditës së djeshme, policia e Kavajës ka marrë në pyetje shtetasen 50-vjeçare me të cilën bashkëjetonte viktima dhe që është nëna e autorit të krimit. Në dëshminë e saj, 50-vjeçarja ka treguar se ka bashkëjetuar me 44-vjeçarin Kollçaku dhe se në lokalin e tij ajo ka ushtruar edhe prostitucion. Sipas saj, këtë aktivitet e kryente me qëllim sigurimin e të ardhurave, pasi kishte në burg djalin e saj 20-vjeçar Elvis Kollçaku, i cili nga hetimet e kryera rezulton të jetë edhe autor i vrasjes së bashkëjetuesit të së ëmës.

Tre të plagosurit rëndë

Tre personat që kanë mbetur të plagosur me thika, Elvis Kollçaku, Aldo Gryka dhe një shoku i viktimës, 44-vjeçari Sajmir Thikaj, vazhdojnë të qëndrojnë në reanimacionin e spitalit në gjendje të rëndë për jetën. Gjatë ditës së djeshme efektiva policie kanë tentuar të marrin dëshminë e tyre, por në fakt kanë mundur të pyesin vetëm shtetasin Sajmir Thikaj, i cili ka treguar edhe dinamikën e krimit të ndodhur në ambientin e lokalit që administrohej nga viktima. Sipas dëshmitarit, 20-vjeçari kishte mësuar që kur ishte në burg se e ëma punonte në lokal dhe bashkëjetonte me viktimën dhe se takimi i dy ditëve më parë ka pasur pikërisht këtë motiv. Mirëpo gjatë diskutimit ngjarja ka dalë jashtë kontrollit, duke bërë që palët të përdorin thikat. Nga kjo përplasje ka mbetur i vdekur pronari i lokalit, shtetasi Artur Kollçaku, dhe personat e tjerë Elvis Kollçaku, Aldo Gryka dhe Sajmir Thikaj të plagosur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency