Fantazi si atëherë edhe sot

0
185

bukuroshjaAto titullohen “Bukuroshja e fjetur” apo “Mbreti bretkosë”. Rrëfejnë për mrekulli, të drejtën për lumturi dhe triumfin e së mirës. Përrallat e vëllezërve Grimm i bëjnë sytë e fëmijëve të shkëlqejnë dhe kanë fansa kudo. “Na ishte njëherë një vajzë e vogël që mbante gjithnjë një kësulë të kuqe mbi kokë dhe për këtë e thërrisnin të gjithë Kësulëkuqja. Një ditë mamaja iu lut Kësulëkuqes t’i çonte gjyshes së saj një shportë me një ëmbëlsirë dhe një shishe verë. Gjyshja e Kësulëkuqes banonte thellë në pyll”… Nga vëllimi i parë i tirazhit të parë të përrallave në 1812 u publikuan vetëm rreth 900 ekzemplarë nën titullin “Përralla për fëmijë dhe shtëpi”. Përrallat e panë suksesin vetëm pas një përpunimi me themel gjatë të cilit u zbukuruan skena të veçanta dhe u futën fjalitë e famshme të fillimit dhe fundit “Na ishte njëherë..”. dhe “Dhe nëse nuk kanë vdekur, jetojnë edhe sot”. Falë këtyre ndryshimeve dhe jo së fundit edhe ilustrimeve shoqëruese përrallat bënë për vete një publik gjithnjë në rritje që prej vitit 1830 dhe brenda pak dekadash kishin në të gjithë botën miq të shumtë. Përpara 200 vjetësh doli botimi i parë i përrallave të vëllezërve Grimm “Fëmijët dhe përrallat e shtëpisë”. Ky botim nuk kishte ilustrime dhe në fillim nuk pati ndonjë sukses të veçantë. Por shumë shpejt gjithçka ndryshoi, ndër të tjera falë ilustrimeve, që iu shtuan teksteve.

Ilustrimi i “Hansi me fat” u përket viteve 1940, por ende duket mjaft modern. Ky ilustrim ka dalë nga pena e grafistit zviceran Herbert Leupin, i cili është i njohur kryesisht për pllakatat e larmishme dhe humoristike të reklamave. Me reklamat ai ka bërë emër në nivel ndërkombëtar. Por ai ka ilustruar edhe përralla të ndryshme të vëllezërve Grimm.

Vitet 1960 janë të vrullshme edhe në fushën e ilustrimit të librit: Prefererohet eksperimentimi, siç shihet edhe në ilustrimet e Horst Lemke tek “Muzikantët e Bremenit”. Vizatimet nuk janë më aq perfekte dhe i përshtaten stilit fëminor. “Kjo mënyrë i inkurajon fëmijët të vizatojnë vetë”, thotë Pauline Liesen nga muzeu i ilustrimit të librave në Troisdorf (www.bilderbuchmuseum.de).

Pasioni për detajet: Në ekspozitën Grimm në Troisdorf ndodhen edhe ilustrimet e Eva Johanna Rubin. Ilustrimi i Kësulëkuqes së saj i vitit 1969 është i ngjashëm me stilin e viteve njëzet dhe tridhjetë: konture të qarta, ngjyra të shkëputura nga njëra-tjetra, shumë detaje. Figurat e saj janë tërheqëse – madje edhe ujku i egër nuk të ngjall frikë.

Ilustrimet e para: I frikshëm është ujku i vizatuar nga Ludwig Emil Grimm. Duke iu përgjigjur kërkesës së vëllait të tij Wilhelm Grimm ai përgatiti në vitin 1825 të ashtuquajturin “botim të vogël” të përrallave, një botim pa fjalë dhe pa shënime, por vetëm me ilustrime të ndryshme. Ndër to bën pjesë edhe ilustrimi i Kësulëkuqes dhe i ujkut. Këto janë ilustrimet e para të përrallave të vëllezërve Grimm.

Për cilën përrallë bëhet fjalë? Rikthim në vitet 1960: Edhe Lieselotte Schwarz eksperimenton me ilustrimet e veta. Ky imazh i përket përrallës “Hirushja”. Pa tekstin përkatës është e vështirë të kuptohet se cila përrallë është ilustruar. Imazhet kanë një estetikë të veçantë, e cila i shkrin kufijtë mes fëmijëve dhe prindërve. Me këtë edhe grafisti fiton një peshë të veçantë.

Teknikë e vjetër, imazh i ri: Krejt ndryshe e trajton temën e përrallës Sibylle Schenker. Në ilustrimin e “Hansi dhe Greta”, një përrallë e njohur e vëllezërve Grimm, ajo ka përdorur një teknikë shumë të vjetër: psaligrafinë. Si rrjedhojë libri ka një estetikë të pazakontë duke i dhënë një imazh të ri historisë së vjetër.

Fotografi historike: Sërish një vështrim në të shkuarën, Historia e “Hansit dhe Gretes” kishte në vitin 1891 këtë imazh. Të tilla botime gjenden në shtëpinë e vëllezërve Grimm në Steinau – vendi, ku kanë kaluar fëmijërinë vëllezërit Grimm. Godina deri në vitit 1970 ka shërbyer si seli e gjykatës së faktit dhe qysh nga vitit 1998 aty u hap muzeu i vëllezërve Grimm. Kalojmë në vitin 2012 tek ilustrimet e Henriette Sauvant të përrallës “Henriku i hekurt”. Edhe ajo me vizatimet e saj krijon një botë të re figurash duke e interpretuar kësisoj përrallën në mënyrën e saj. Henriku i hekurt zinte vendin e parë në botimin origjinal të vëllezërve Grimm në vitin 1812 – por pa ilustrime. Larmia e ilustrimeve tregon, se historitë e mbledhura nga vëllezërit Grimm, vazhdojnë t’i frymëzojnë njerëzit edhe sot. Por jo të gjitha përrallat janë kaq të njohura. Në shtëpinë e vëllezërve Grimm në ekspozitën e Klaus Häring, i cili i ka ilustruar të gjitha përrallat e botimit origjinal të 1812 në stilin e komikes, ekspozohen edhe përralla më pak të njohura, siç është “Zoti kumbarë”.

DW 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency