A e urrente Tolstoi Ana Kareninën?

0
142

ana kareninaHistoria e famshme e Ana Kareninës, heroinës së romanit të Leon Tolstoit, vjen në ekranin e madh të kinemasë. Prej ditës së djeshme filmi i regjisorit Joe Wright, me protagoniste Keira Knightley ka filluar projeksionet në kinema “Millennium”, në Tiranë.

Filmi e çon publikun në Rusinë e shekullit të 19-të ku aristokratja Ana Karenina fillon një lidhje dashurie me Kontin Vronski, si një rrugë zgjidhjeje ndaj një martese jo të lumtur. Por ndërsa përpiqet për një jetë më të mirë, ajo gjen vetëm një jetë të ndërlikuar. Filmi risjell një histori të fortë dashurie që eksploron fuqishëm kapacitetin e dashurisë, që buron nga një zemër njerëzore. Ana Karenina në këtë version të ri interpretohet nga aktorja britanike Keira Knightley, e njohur për rolet e saj në filmat “Piratët e Karaibeve” dhe Atonement”.

Por, nëse mendohet se Ana Karenina është një personazh i lexuar tashmë, deklaratat e aktores, tregojnë se në brendësi të personazhit të saj, ka pikëvështrime të ndryshme. “Ajo ishte e pafajshme dhe kishte plotësisht të drejtë dhe çdokush tjetër e kishte gabim, ndërsa ajo ishte viktima” – ka thënë aktorja. “Unë e kujtoja atë gjithnjë si një heroinë. Ndaj kur po xhironim filmin u shokova me të vërtetë”, shtoi aktorja e cila pohon se pasi ka lexuar sërish skenarin kishte ndryshuar opinion. “Sipas mendimit tim Tolstoi e urrente atë. Ndoshta mund ta kem gabim, por kështu mendoj”. Por edhe pse me dy këndvështrime të kundërta, aktorja mendon se Ana e saj është jashtëzakonisht tërheqëse. “Janë pikërisht këto ndjesi që e bëjnë atë kaq joshëse dhe tronditëse”. Përballë Keirës janë aktorët e njohur Jude Law në rolin e Aleksej Karenin dhe Aaron Taylor në rolin e të dashurit të saj, kontit Vronsky.

Filmi është nominuar për Golden Globe mes 22 kandidimeve në konkurrime të ndryshme, është vepra e pestë e regjisorit Joe Wright me një skenar të shkruar nga fituesi i Oskarit, Tom Stoppard, i njohur për skenarin e “Shakespeare in love”. Filmi, i vlerësuar pozitivisht nga kritika veçanërisht për këndvështrimin e ndryshëm që regjisori ka sjellë me këtë prodhim të vitit 2012. Nga revista Time ai është vlerësuar një nga dhjetë filmit më të mirë të vitit që po mbyllet.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency