Përurohet shtatorja e Zogut, Kryeministri: Konsolidoi institucionet shqiptare

0
131

ahmetiiDje u përurua shtatorja e derdhur në bronz e Mbretit të parë të shqiptarëve, Ahmet Zogu, ditë kjo që përkoi me një datë historike të legalistëve. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923, njëherësh rrëzimi i qeverisë së Nolit. Në ceremoninë e përurimit të shtatores ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ministri i MTKRS-së Aldo Bumçi, anëtarë të familjes mbretërore dhe autoritete të larta shtetërore. Fjalën hapëse e mbajti Princi Leka Zogu II, i cili duke falënderuar për nderimin që i bëhet Mbretit Zog, tha se vendosja e shtatores së tij është tregues i kujdesit të qeverisë shqiptare për figurat e historisë së vendit. Kryeministri Berisha i njohu meritat Ahmet Zogut për ndërtimin e shtetit të shqiptarëve, në një kohë kur në tryeza diplomatike po përgatitej shuarja e shqiptareve nga harta politike e Evropës. “Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve. Në një kohë kur në tryeza diplomatik po përgatitej shuarja për fare e shqiptareve nga harta politike e Evropës. Zogu me një grup burrash të shquar të kombit organizoi Kongresin e Lushnjës, themeloi qeverinë, e cila u tha ‘Jo’ të gjitha traktateve copëtuese të Shqipërisë”, – deklaroi Berisha. Kreu i ekzekutivit duke iu rikthyer historisë deklaroi se Ahmet Zogu, gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia, nuk pranoi të kapitullonte po luftoi në mërgim. “Zogu I nuk pranoi të kapitullonte, por vijoi luftën në mërgim. Do ishte një nga të parët në Evropë që do t’u shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një antifashist i vendosur i Shqipërisë dhe Evropës”, – tha Berisha teksa nënvizoi se të gjithë i detyrohen këtij burri të madh shteti, që mungonte që nga koha e Skënderbeut dhe që bëri gjithçka për të zhvilluar vokacionin perëndimor të kombit, si për të zhvilluar njërin prej vendeve, aso kohe më të prapambetur të planetit. “Në vitet e mbretërisë së tij vendoi njohu një zhvillim të paprecedent. Dhe unë këtu ftoj shqiptarët të ndalen në një moment, momentin e pushtimit të Shqipërisë në ‘39, momentin e shembjes së perdes së hekurt në ’90. Rikujtoni eksodin e vitit ‘90, largimin masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre më shumë se nga çdo luftë, çdo mynxyrë, çdo epidemi. Dhe kjo për faktin e vetëm se diktatori gjakësor i kishte shndërruar shqiptarët në qenie shtetërore dhe jo shoqërore. Ndërsa Mbretëria respektonte në mënyrë të palëkundur liritë dhe të drejtat themelore, pronën, besimin, lëvizjen, fjalën, me një kushtetutë tipike të mbretërive konstitucionaliste evropiane”, – u shpreh udhëheqësi i mazhorancës. Shtatorja e Ahmet Zogut me një lartësi prej 3 metrash është vendosur në fund të bulevardit “Zogu I”, në afërsi të Stacionit të Trenit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency