CEZ: Angazhimi ynë i vetëm, furnizimi i rregullt i klientëve me energji

0
152

cezNë lidhje me deklaratat e përfaqësuesve të Ministrisë së Energjetikës, CEZ Shpërndarje theksoi dje, në një njoftim nga zyra e vet e shtypit, se angazhimi kryesor i kompanisë mbetet furnizimi me energji elektrike i klientëve të rregullt. CEZ Shpërndarje po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’ju përmbajtur këtij angazhimi, por bllokimi i vazhdueshëm i llogarive bankare të kompanisë nga institucionet shtetërore, përfshi ERE-n, KESH-in dhe OST-në, e ka bërë pothuajse të pamundur kryerjen e çdo shpenzimi operativ për mirëmbajtjen e rrjetit dhe riparimin e defekteve, theksohej në njoftimin e bërë dje.

CEZ Shpërndarje prej disa muajsh e ka informuar Entin Rregullator të Energjisë dhe autoritetet përkatëse, përfshi METE-n, mbi situatën e vështirë me të cilën kompania do të përballej nëse nuk merreshin masat përkatëse per te ndryshuar aktet rregullatore me efekte shkatërruese për financat e shoqërisë dhe rrjedhimisht ne cilësinë e shërbimit të ofruar. Në letrën e saj dërguar ERE-s javën e shkuar, shoqëria njoftoi se “si rrjedhojë e situatës së vështirë ekonomike, shoqëria ka informuar se mund të mos jetë financiarisht në gjendje të parandalojë përkeqësimin e nivelit të shërbimeve që ofron, përfshi furnizimin me energji, përgjatë javëve në vazhdim.

CEZ Shpërndarje ka shprehur edhe një herë publikisht njoftimin se ka mobilizuar të gjithë teknikët e vet, në mënyrë që çdo defekt i mundshëm të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency