Reali rrëzohet Barça arratiset

0

realiReali është në krizë.Kjo është fjalia më e mirë për të përshkruar mjedisin në të cilin gjenden kryeqytetasit spanjoll.Humbja me Malagën ishte dhe dështimi I radhës.Rezultati 3 me 2 shënoi fundin e ndeshjes.Menjehëerë ka filluar edhe përçarja brënda klubit I cili tashmë duhet të vuajë distancën prej 16 pikësh me rivalët e Barçës dhe duhet të durojë dhe distancën prej 7 pikësh me Atletiko Madridin.

Loading...

Çështja Kasijas

E cuditshme por e vërtet Hoze Murinjo ka vendosur që të lejë në stol kapitenin legjendar të skuadrës madrilène.Ai nuk ka ngurruar të hedhi në fushë portierin e dytë Antonio Adan.Motivi I këtij vendimi është disi I çuditshëm por që do të sjelli një situatë të re kritike në skuadrën e galktikëve.Kjo për faktin se për vite me radhë pesha e garidanit spanjoll është e rëndësishmë për skuadrën e cila shumë raste është përulur para pritjeve të magjishme të Iker.Lajmet qarkullojnë që presidenti I Reali Florentino Perez e ka marrë vesh këtë lëvizje që ka bërë tekniku shumë pak para fillimit të ndeshjes dhe kjo gjë e ka irrituar shumë bosin e klubit.

Sfida me Malagën

Duhet thënë që ndeshja nisi siç duhet për kampionët në fuqi të cilët ushtruan presion ndaj skuadrës vëndase por skuadra e udhëhequr nga tekniku Manuel Pelegrini arriti që të mbrohej mirë duke mos pësuar disfatë.Pjesa e dytë solli një pasqyrë tjetër mbi sfidën.Këtë radhë protagonistëte ishte Malaga.Që në fillimin e pjesës së parë në minutën e 49 Isko kaloi në avantazh skuadrën e Pelegrinit duke I dhënë shuplakën e parë Ronados me shokë.Por loja do të barazohej shpejt jo për zotësin e galktikve por të autogolit të Sançez, I cili gabimisht e çon topin drejt rrjetës së tij në minutën e 66-të.E menjhershmë do ishte dhe reagimi I kundershtarve të Murinjos të cilët do të trondisnin dy herë portën e Adan me golat e Kruz.Në minutën e 82 do të vinte dhe ngushtimi I rezultait nga ana e Benzema por që është e pamjftueshme për të fituar.Tashmë madrilenët janë të detyruar ti kalojnë pushimet me nje barrë të rëndë.Penalltitë ishin dhe një ndër elementët vendimtar për ndeshjen.Viktima e sulmit të radhës nga ana e galaktikëve ka qënë arbitri Hernadnez.Ky I fundit I mohoi skuadrës galaktike dy penallti.E para në minutën e 35 kur mesfushori Samir Kheidira tentoi të futej ne zonë dhe gjatë ecjes u pengua nga Sançez.Një penallti që mund të ndryshonte lojën por që për arbitrin.Dhe rasti I dytë erdhi në minutën e 65 atëhere kur Ozil gjuan topin dhe kontestohet për një prekje me dorë Eliseu.Por përseri kjo nuk ishte e destinuar për të qënë një penallti.

Rivali Barcelona

Ndërkohë që në kahun tjetër të Spanjës gjithçka lëviz ndryshe.Katalanasit janë të papërmbajtshëm duke arritur shifra record.Vetëm këtë fillim sezoni katalanasit kanë arritur te koleksionojnë 16 fitore nga 17 të mundshme.Nga 52 pikë të mundshme ata kanë arritur të marrin kuotën e 49 pikëve.Ndeshja ndaj Valadolidit ishte një ndeshjë special për Barçen.Kjo për faktin ndeshja ju dedikua teknikut te tyre Vilanova, I cili të martën iu nënshtrua operacionit për heqjen e tumorit.Të dyja skudrat para fillimit të ndeshjes mbajtën bluza veshur në mbështetje të teknikut spanjoll.Kjo ishte dhe një ndeshje emocionuese per zvëndësin e Vilanovës Hordi roura I cili drejtoi skudrën drejt triumfit të radhës.Ndeshja nuk shfaqi supriza ndryshe nga ç’ndodhi me rivalët madrilen.Pas disa aksioneve ne minutën e 43 do të vintë edhe finalizimi nga ana e Xavi, I cili do të çonte rezultatin ne 1-0 ne favor te miqve të stadiumit Zorija.Pas një rikuperimi të topit nga ana e Messit do vinte pasa pasa për Hordi Albën I cili do te krosonte drejt veteranit Xavi që çoi skuadrën në avantazh.Ndërsa goli I dytë do të vinte nga ana e pleshtit.Pas një aksioni individual argjentinasi do ta çonte topin në rrjetë.Me golin e shënuar ndaj Valadolidit Lionel shkon në kuoten e 91 gola.Nje shifër e frikshme e cila tregon supermacinë e tij ndaj rivalit Ronaldo.Edhe vëndasit reagojnë duke shënuar një gol porn ë minutën e 89 do të vinte edhe goli nga I riu Tejo, që do t’I vinte vulën takimit duke e përfunduar në shifrat 3-1.

Loading...