Pasaporta e patenta ndërkombëtare përgjimi i agjentëve të infiltruar

0

Elton Qyno

 

pasaportZbardhet skema e funksionimit të rrjetit të falsifikimit. Dy agjentët “Olsi” dhe “Arbri” futën në kurth falsifikatorin

 

Përgjimet ambientale të kryera nga dy agjentë të infiltruar me emrat e koduar “Olsi” dhe “Arbri” kanë sjellë arrestimin e një personi që konsiderohej si specialist në fushën e falsifikimit të dokumenteve, si patentave ndërkombëtare dhe pasaportave greke, rumune, bullgare etj. Arben Hidës ose, siç njihej ndryshe si Beni Vathi, mjaftonte t’i dorëzoje një fotografi, të dhënat e falsifikuara dhe një dorë lekësh, prej 500 deri në 600 euro, që të dorëzonte brenda dy orësh pasaportën apo patentën e falsifikuar. “Ok, për andej i bëj pa problem fare, vetëm më lër orarin kur do vish që ta marrësh”. Kjo është vetëm një bisedë e përgjuar nga dy agjentët e autorizuar nga policia e Tiranës, pasi në shumë raste ata kanë ndjekur hap pas hapi Arben Hidën, por që në fakt nuk kanë mundur të bien në gjurmët e bazës ku punonte dokumentet e falsifikuara i pandehuri Arben Hida, për shkak të mënyrës së sofistikuar të të pandehurit, por dhe për shkak të frikës së dekonspirimit të hetimit. Kështu, me autorizimin e prokurorit të çështjes, Adriano Durmishi, dy agjentët e infiltruar kanë arritur të marrin nga i pandehuri pasaportë greke, si dhe një leje drejtimi ndërkombëtare. Në disa raste, i pandehuri Arben Hida që tashmë është dënuar nga gjykata me 2 vjet burgim dhe katër milionë lekë gjobë, i ka vonuar porositë, duke u justifikuar se shkak i këtyre vonesave ishte bërë prishja e printerëve dhe skanerit.

Falsifikimi i patentës

Personi i autorizuar me emrin e koduar Olsi” ka porositur tek shtetasi Beni një leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombëtare me gjeneralitete false. Shtetasi me emrin Beni ka pranuar porosinë, duke i thënë personit të autorizuar me emrin e koduar “Olsi” se porosinë do ta kishte gati të nesërmen rreth orës 09:30 ose 10:00. Të nesërmen rreth orës 17:00 shtetasi Beni ka telefonuar personin e autorizuar me emrin e koduar “Olsi”, ku i ka kërkuar këtij të fundit ta takonte tek lokali ku ishin takuar fillimisht. Personi i autorizuar me emrin e koduar “Olsi” ka shkuar dhe takuar shtetasin Beni, ku ky i fundit i ka thënë personit të autorizuar me emrin e koduar “Olsi” se ishte prishur skaneri dhe printeri dhe për këtë nuk është bërë e mundur sjellja e porosisë. Shtetasi Beni i ka kërkuar personit të autorizuar me emrin e koduar “Olsi” risjelljen e fotografisë pas dy ditësh dhe i ka thënë këtij të fundit se do ta mbarojë atë punë. Nga raportet e vëzhgimit nuk është bërë e mundur identifikimi i ndonjë ambienti (bazë) ku ky shtetas mund të ketë shkuar për të kryer falsifikimin e dokumenteve. Gjithashtu për arsye mosdekonsipirimi, nuk është bërë i mundur fotografimi i shtetasit me emrin Beni. Nga biseda e zhvilluar rezulton se shtetasin Arben Çangu e njohin si shtetasin “Beni i Vathit”. Për këtë më datë 10.3.2012 oficeri i Policisë Gjyqësore në mbulim me emrin e koduar “Arbri” ka porositur tek shtetasi i njohur nga ana jonë me emrin Arben Çangu, një leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombëtare me gjeneralitete false “Vilson Bakiu”. Shtetasi Arben Çangu ka pranuar porosinë duke i thënë oficerit të Policisë Gjyqësore në mbulim me emrin e koduar “Arbri” se porosinë “OK, për andej i bej pa problem fare” si dhe shtetasi Arben Çangu, i ka thënë atij: “Unë deri pas orës gjashtë e gjysme i bëj gati”. Pas marrjes së lejes së drejtimit dhe ekspertimit të saj, rezultoi se ajo ishte tërësisht e falsifikuar.

Falsifikimi i pasaportave

Më datë 20 qershor 2012, rreth orës 11:50, është bërë një takim ndërmjet oficerit të Policisë Gjyqësore në mbulim me emrin e koduar “Arbri” dhe shtetasit të njohur me emrin Arben Hida, ku gjatë bisedës së kryer ka rezultuar se i pandehuri me emrin Arben Hida merret me falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, të pasaportave të shteteve të ndryshme. Për këtë më datë 20 qershor 2012, oficeri i Policisë Gjyqësore, në mbulim me emrin e koduar “Arbri”, ka porositur tek shtetasi i njohur nga ana jonë me emrin Arben Hida, një pasaportë greke të cilën shtetasi Arben Hida ia ka marrë përsipër pa problem, duke i thënë se mund t’i nxirrte edhe pasaportë rumune. Më datë 27 qershor 2012, rreth orës 10:40 është bërë një takim ndërmjet oficerit të Policisë Gjyqësore në mbulim me emrin e koduar “Arbri” dhe shtetasit të njohur nga ana jonë me emrin Arben Hida, ku shtetasi Arben Hida i ka dhënë oficerit të Policisë Gjyqësore në mbulim me emrin e koduar “Arbri” porosinë dhe konkretisht pasaporte greke me nr. AB2795707, datë 23 mars 2011, në emër të shtetasit Panajotis Mellios dhe kartë identiteti greke me nr. AA289687 në emër të shtetasit Panajotis Mellios. Është bërë sekuestrimi në cilësinë e provave materiale i pasaportës dhe kartës së identitetit greke dhe për këto dokument është bërë vendimi i ekspertimit teknik dhe është dërguar Drejtorisë së Policisë Shkencore. Nga përgjigja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se pasaporta dhe karta e identitetit greke objekt ekspertimi, janë të falsifikuara. Pas këtij konstatimi është bërë dhe arrestimi në flagrancë i të pandehurit Arben Hida, i cili lidhur me këtë vepër penale pak ditë më parë u dënua nga gjykata e Tiranës me 2 vjet burg dhe 4 milion lekë gjobë.