Nepali në kërkim të elefantit vrasës

0

elefantiUshtarakët nepalezë dhe policia janë në kërkim të një elefanti të egër që ka shkelur dy fermerë. Incidenti ndodhi në zonën e Chitwan në jug të vendit. Sipas njoftimit të shtypit lokal, elefanti erdhi në fshat natën dhe sulmoi një çift të martuarish të moshuar ndërkohë që fshatarët po flinin. Sipas të dhënave të autoriteteve gjatë muajve të fundit ky elefant ka vrarë dy persona. Ushtria mori urdhër për ta qëlluar kafshën.

Loading...