Gjosha: Të forcohet ligji kundër dhunës në familje

0
133

klajdaZv.ministrja e Punës dhe njëkohësisht nënkryetarja e LSI-së, Klajda Gjosha, u bën thirrje organizatave shqiptare, por edhe institucioneve përgjegjëse të marrin masat kundër dhunës në familje. Sipas znj. Gjosha, legjislacioni shqiptar ka bërë hapa para, por ka ende vend për të përmirësuar. “Në respekt të të gjitha nismave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmirësimin e kuadrit ligjor si dhe shumë fushatave sensibilizuese ndaj luftës së këtij fenomeni LSI vlerëson se ka ende vend për ndryshime të mëtejshme në fuqizimin e zbatimit të ligjit, si dhe në punën e përbashkët dhe ndërvepruese të instancave përgjegjëse mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizjes së Gruas për Integrim, si kryetare e Lëvizjes së Gruas dhe si qytetare shqiptare i bëj thirrje dhe ftoj të gjitha partitë politike dhe kryesisht forumet e grave brenda tyre së bashku me shoqërinë civile, ato të cilat bazë të punës së tyre kanë luftën kundër dhunës në familje, të ulemi së bashku në një tavolinë të rrumbullaket nën moton “2013 – Një vit pa dhunë”, ku jo vetëm të diskutojmë mbi problemet madhore që ky fenomen shkakton në familje dhe shoqëri por të konkludojmë në një rezolutë të përbashkët, e cila më pas t’i paraqitet Parlamentit shqiptar për miratim”, – përmendi znj. Gjosha në deklaratën e saj. Zv.ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta theksoi se gratë dhe vajzat përbëjnë gjysmën më të rëndësishme të shoqërisë, ndaj të gjithë së bashku kemi një detyrim shumë të madhe politik, moral dhe qytetar për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre dhe për të rikthyer edhe një herë besimin se jetojmë në një vend ku forca e ligjit dënon këdo që shkel të drejtat e njeriut!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency