Gazeta B2people: Ja përse ANTA mori çmimin Kurora e Artë

0
136

gazetaDrejtoria e Iniciativave të Biznesit (BID) i ka akorduar Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror të Shqipërisë – ANTA, Çmimin e Artë të Kurorës për Cilësinë.

Londra u bë mikpritësja e Konventës Ndërkombëtare për Çmimin e Cilësisë, ku profesionistë dhe përfaqësues të bizneseve nga e gjithë bota u mblodhën për t’u njohur me arritjet dhe sukseset e këtij viti. Në veçanti, Konventa festoi ndarjen e çmimeve për cilësinë për këto biznese sipas standardit QC 100TQM, që siguron nivelin e kënaqësisë së klientit dhe eficencën e performancës në të gjitha nivelet e biznesit.

Midis fituesve të këtij viti, zoti Petrit Sulaj, drejtor i Përgjithshëm i ANTA-s, pranoi çmimin ndërkombëtar të Kurorës së Artë të Cilësisë në këtë Konventë.

ANTA ka bërë hapa të mëdhenj prej lideri jo vetëm në sektorin e trafikut ajror, por edhe duke u krahasuar me biznese të tjera të fushave të ndryshme.

Londra është konsideruar si një nga qendrat më të mëdha kulturore financiare të botës pas Nju Jorkut. Ajo nuk është vetëm qyteti më i madh i Britanisë së Madhe, por edhe i tërë Evropës Perëndimore. Qyteti ka një sërë veprimtarish të rëndësishme si qendër e inovacionit dhe e zhvillimit, dhe çdo gjë mund të shihet në mënyrë madhështore prej arkitekturës së saj, e projektuar me kujdes me parqe dhe me hapësira të gjelbra. Londra është zgjedhja perfekte si mikpritësja e Konventës për dorëzimin e çmimeve të cilësisë për bizneset lider kudo në botë.

Në këtë konvente madhështore, zoti Petrit Sulaj qëndroi krenar përpara komunitetit ndërkombëtar, prezent në këtë konventë duke ndarë me ta arritjet, objektivat dhe planet për të ardhmen e Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror. Sfiduese ndaj presionit te vazhdueshëm të ekonomisë globale, ANTA është përpjekur çdo ditë të rrisë cilësinë, duke krijuar një ndërmarrje konkurruese. Për këtë arsye ANTA u bë fituese e Çmimit të Artë të Kurorës për vitin 2012, trofe të cilin BID ua dedikon kompanive nga e gjithë bota, të cilat kane një përafrim inovativ në praktikat e tyre të zhvillimit, duke vendosur si përparësi të zhvillimit të tyre cilësinë.

Kompanitë e nderuara në Londër me këtë çmim, jo vetëm për arritjet e tyre në biznes, por edhe për dedikimin e vazhdueshëm në zhvillimin e inovacionit, koncept kyç ky për QC 100 “Modeli Tërësor i Menaxhimit të Cilësisë” i cili kërkon rritjen e kënaqësisë së klientit dhe optimizimin e performancës duke përmirësuar mënyrën e bashkëpunimit. Modeli promovon një kulturë organizative të përafrimit proaktiv të përmirësimit të proceseve. Secila nga kompanitë fituese në Londër ka provuar suksesin që vjen duke ndjekur modelin QC 100TQM dhe kanë shërbyer si një shembull fantastik për kompanitë e tjera, të cilat shohin përpara në ndryshimin e mjedisit të biznesit. Duke bërë kënaqësinë e klientit shembullin më të mirë për matjen e cilësisë, fituesit e këtij çmimi e vendosën lart nivelin në sektorët e tyre, duke dhënë një kontribut në zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve të tyre, dhe duke hapur shtegun për iniciativat e ndryshimit botëror. Një shembull i përsosur i kësaj fryme mund të shihet në Agjencinë Nacionalë të Trafikut Ajror në të cilën fryma e inovacionit dhe e rritjes pozitive ka qenë thelbësore dhe ndikoi në lulëzimin e një klime bashkëkohore të ekonomisë globale.

Në këtë ceremoni, u nderuan me çmime edhe kompani të tjera lider në botë si Wal-Mart Storws, Indian Oil Coopwration Ltd., Plamex Plantronics USA, Vicking Line Finland, Zepter Austria, Haki Sweden.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency