Është me “Arrest shtëpie” Shoqërohet në komisariatin nr. 2 ish- grevisti Perikli Shqevi, s’dihen arsyet

0
132

perikliMegjithëse është në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, sërish ish-i përndjekuri politik Perikli Shqevi ka thyer masën e sigurisë të vendosur nga gjykata, duke dalë jashtë banesës së tij. Nuk dihet nëse kjo ka qenë edhe arsyeja që efektivat e policisë kanë bërë shoqërimin për në komisariatin nr. 2 të Shqevit. Shoqërimi i Perikli Shqevit është bërë menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Shpëtim Karamuçës, ish-grevistit që ndërroi jetë një ditë më parë nga një sëmundje e rëndë. Nuk dihen me saktësi ende arsyet e shoqërimit të Shqevit, ndërsa ditët e fundit ish-të përndjekur të tjerë janë shoqëruar në rajonin e policisë. Perikli Shqevi, ish-grevist i grevës një mujore të ish-të përndjekurve politikë, u akuzua nga policia se i vuri zjarrin shokut të tij Gjergj Ndreca, i cili tentoi t’i vinte zjarrin vetes, ku dhe mbeti i plagosur. Ai u la fillimisht në arrest shtëpie nga gjykata. Greva e urisë së ish-të përndjekurve politikë zgjati një muaj dhe i kushtoi jetën njërit prej tyre, Lirak Bejkos. Ai i vuri flakën vetes, por humbi jetën pak kohë më pas në një spital të Barit në Itali për shkak të djegieve të marra. Që prej asaj dite, një grup ish-të përndjekurish politike, janë në vëzhgim të plotë nga ana e efektivave të policisë së Tiranës, pasi herë pas herë ata kanë kërcënuar se do të hyjnë në ambientet e institucioneve qeveritare, me qëllim kërkimin e të drejtave të tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency