Vaji i kokosit, për mirëqenie të përgjithshme

0
133

kokosiÇliron stresin. Duke bërë një masazh të lehtë tek tëmthat dhe koka në formë rrethore, çlodh trurin dhe ul gjendjen e stresit. Përmirëson tretjen. Yndyrat e pangopura të këtij vaji kanë cilësi antibakteriale të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shkaktojnë tretje të ngadaltë dhe probleme të tjera. Ky vaj e ndihmon organizmin të përfitojë më mirë edhe vitaminat / amoniacidet /mineralet e ushqimeve të tjera duke ju bërë më të shëndetshëm. Duke qenë se përshpejton metabolizmin, rregullon funksionin e tiroides, dhe ngre nivelin e energjive, ndihmon ata që merren me fitness edhe për shtimin e muskujve. Gjakosja e hundëve. Ky vaj parandalon këtë fenomen, kur shkaktohet nga të ftohtët ekstrem. Kjo shkaktohet kur pjesa e brendshme e hundës thahet se tepërmi. Ju thjesht duhet të lyeni pjesën e brendshme të hundës me vaj kokosi, duke ndihmuar me gishta. Po ta bëni mirë këtë gjë, do të forcohen kapilarët dhe do të ndihmojë në parandalimin e këtij fenomeni. Për nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri. Të konsumohen 3 lugë e gjysmë gjelle në ditë do të ndihmojë në shtimin e qumështit. Ndihmon për rënie nga pesha. Ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency