Helmi i bletës kundër reumatizmit

0
149

helmi i bletesShkencëtarët kanë zbuluar që helmi i bletës mund të kontrollojë inflamacionet e dëmshme në kyçe që çojnë më pas në artritin reumatizmal. Ata kanë treguar që helmi përmban molekula që shkaktojnë një rritje në hormonet natyrore të trupit që rregullojnë inflamacionet. Janë rritur shpresat kështu, që helmi i bletës mund të përdoret për të zhvilluar trajtime të reja që mund të ndihmojnë të qetësojnë dhimbjet e artritit dhe ndoshta edhe ta parandalojnë atë. Dr. Suzana Beatriz Verissimo de Mello, nga Universiteti i Sao Paulos në Brazil, tha që helmi i bletës rriste nivelet e hormoneve antiinflamatore të quajtura glukokortikoide. Ajo tha: “Helmi i bletës është një përzierje komplekse e substancave që janë të njohura që shkaktojnë përgjigje imune dhe alergjike tek njerëzit”. “Megjithatë, helmi i bletës është përdorur për qindra vjet me rradhë për të kuruar artritin reumatizmal. Studimi jonë tregon që helmi i bletës parandalon zhvillimin e artritit tek lepujt nëpërmjet veprimit të glukokortikoideve”. Terapia me pickimet e bletëve, në të cilën pacientët durojnë qindra pickime nga bletët me shpresën se do të bëhen më mirë, është përdorur zakonisht si një mjekim alternativ për një sërë sëmundjesh si azma dhe skleroza e shumëfishtë. Megjithatë, profesori Alan Silman paralajmëroi që mund të duhet kohë përpara se të gjendet një aplikim mjekësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency