Berisha: 2013-a, vit paqeje, mirëkuptimi dhe harmonie

0
146

 

beroKryeministri Sali Berisha dha një pritje koktej me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri për përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Ai në fjalën përshëndetëse përcolli urimet e tij për këto festa dhe i ftoi të gjithë në një përpjekje të përbashkët për ta shndërruar 2013-ën në vitin e afrimit të Shqipërisë më pranë Evropës. “Këto Krishtlindje i festojmë në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, i kremtojmë gjithashtu pas një rilindje të vërtetë të besimeve fetare, të cilat u rrënuan nga një ideologji çnjerëzore. I kremtojmë të lirë dhe unë jam i bindur se ka shumë arsye që të besojmë që Krishtlindjet e tjera do të na gjejnë më mirë, më të bashkuar, më të begatë, më të sigurt dhe më përpara në projektin tonë të madh të bashkimit njëri me tjetrin, të bashkimit me Evropën, të ndërtimit të Shqipërisë evropiane”, – tha Berisha. Kryeministri që nga Vlora shpalli nismën për shtetësinë, që sipas tij do të bëhet konkrete pas pranverës së 2013-ës. Ky ligj do të parashikojë marrjen e nënshtetësisë nga çdo shqiptar që jeton jashtë kufijve të Shqipërisë. Duke u ndalur në rëndësinë e besimit dhe në faktin se të gjithë shqiptarët janë tolerantë ndaj feve të njëri-tjetrit. “Shqiptarët në këtë horizont janë një komb i vogël, por shkëlqejnë shumë. Një komb, të cilit linja e Teodosit i ra në të gjithë gjatësinë e tij. Kisha u nda, por kombi mbeti unik. Më vonë sërish linja të tjera ranë mbi të, tani jo linja e Teodosit, por linjat e Huntingtonit, përsëri kombi mbetet unik. Ata kanë një mesazh për të gjitha kombet e tjera, respektin absolut për besimin e njëri-tjetrit2012 ishte për shqiptarët viti i festimit të 100-vjetorit të pavarësisë, që nxori në pah çështjen e bashkimit kombëtar.

 

Kryeministri ndjek trendet e kohës 

Kryeministri Berisha duket se e ka nisur të shtunën në një mënyrë të veçantë, pasi siç vetë ai e konfirmon, ka ndjekur në Youtube yllin e muzikës koreane, që ka kënduar “Gangam Style”. Me anë të një postimi në Facebook, lideri demokrat thotë se kjo është një video globale dhe e shoqëron edhe me linkun përkatës për të gjithë ata që duan të shohin këtë video. Me urimin për një fundjavë sa më të mbarë për të gjithë miqtë e tij në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se tashmë pas apokalipsit të majave kënga i ka pëlqyer dy herë më shumë. “Të dashur miq. Sot e nisa ditën duke ndjekur në Youtube videon e yllit të muzikës koreane pop Psy, “Gangnam Style”, e cila është postuar online në muajin korrik, por që dje çeli mendjen dhe zemrën e shikuesit të njëmiliardë, duke u bërë kështu videoja më e klikuar dhe më e shikuar në historinë e internetit, video globale. Suksesi është si magneti, ndaj dhe nisa ditën duke e parë edhe njëherë në Youtube. Ju, si të dëshironi, por unë tani pas apokalipsit të majave e pëlqeva natyrisht dy herë më shumë. Ju uroj fundjavë të mbarë”, – shkroi Kryeministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency