Anulimi i takimit Shqipëri-BE, eurodeputetja holandeze: Mungesa tregoi papërgjegjshmëri

0
110

 

marieEurodeputetja holandeze Marije Cornelissen ironizoi dje deputetët shqiptarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, të cilët anuluan mbledhjen e radhës së kësaj strukture, që do të mbahej më 20 dhjetor në Shqipëri. “Mbledhja e Komitetit në Tiranë u anulua në momentin e fundit. Kreut shqiptar të këtij delegacioni iu desh të anulonte këtë mbledhje, për shkak se asnjë nga deputetët shqiptarë nuk kishte interes të ishte aty, mbase ata mezi po prisnin pushimet e fundvitit. Por nëse unë do të isha një deputete e Parlamentit shqiptar dhe do të kisha dëshirë që procesi i integrimit të vijonte, do të bëja ç’është e mundur për të qenë në këtë mbledhje”, – u shpreh eurodeputetja në një analizë të botuar në agjencinë e lajmeve “Public Service Europe”, të titulluar “A do ta lërë Shqipëria perspektivën e saj drejt Evropës të rrëshqasë?”. Më tej, duke vazhduar ironinë e saj, eurodeputetja pohoi se shpreson se pas pushimeve deputetët shqiptarë të jenë më të çlodhur dhe të gatshëm për të filluar përpjekjet drejt integrimit evropian. “Por dyshoj se kjo do të ndodhë. Ajo që kam frikë lidhet me zellin e madh që politika shqiptare po tregon për fushatën parlamentare për zgjedhjet e ardhshme, e cila mund të konsiderohet si e nisur. Kjo fushatë duket se nuk do t’u lërë shumë ndjeshmëri politikanëve shqiptarë të paktën derisa zgjedhjet të përfundojnë”, – përfundoi analizën e saj eurodeputetja holandeze Marije Cornelissen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency