Vendimi UEFA pezullon Malagën nga kompeticionet evropiane

0
147

uefaUEFA bëri të ditur se ekipi i Malagas është përjashtuar për vitin e ardhshëm nga kompeticionet evropiane. Spanjollët nuk ia kanë dalë mbanë të përmbushin kërkesat financiare dhe borxhet e klubit janë të shumta. Malaga sezonin e kaluar u rendit në vendin e katërt dhe këtë vit është në fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, andaluzianët gjatë verës kanë pasur probleme financiare dhe tashmë duhet të përballen me sanksionet e UEFA-s. Gjithashtu, klubi deri në mars 2013 duhet të ketë vërtetuar që i ka shlyer të gjitha borxhet. Nuk i kanë shpëtuar dot ndëshkimit as ekipet kroate Hajduk e Osijek apo rumunët e Rapid e Dinamo Bukureshtit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency