Festat, Kryeministri dhe zonja Liri Berisha, aktivitet për fëmijët romë

0
141

bero aktivitet per rometKryeministri së bashku me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, dhe fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, organizuan dje pasdite një ceremoni festive me fëmijët e komunitetit rom. Së bashku me këta fëmijë, kreu i qeverisë dhe zonja Liri Berisha ndezën dritat e pemës së madhe të vendosur në mjediset përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, pemë e cila u pagëzua si pema e këtyre fëmijëve. Rreth 15 fëmijë i janë bashkangjitur atmosferës festive të krijuar enkas për ta nga fondacioni, por bashkëbisedimi me 10-vjeçarin Mario Çekrezi i emocionoi të gjithë. Me shumë krenari, Mario i tregoi zonjës Liri Berisha dëftesën me dhjeta të përfundimit të klasës së tretë dhe i kërkoi asaj adresën e e-mail-it për ta vënë në dijeni për ecurinë e tij në shkollë dhe sa i zoti do të bëhet në të ardhmen. Mario tha i vendosur se dëshironte të bëhej astronaut, ashtu si një astronaut i famshëm italian, i cili ishte invalid si ai. Ndërsa Kryeministri në fjalën e tij të urimit, tha se do të bëjë gjithçka për të përmirësuar jetën e këtyre fëmijëve. “Unë e nis festën me ju më të bukurit, më të zgjuarit e gjithë Tiranës. Ju uroj me shumë zemër gëzuar këto festa! T’ia kaloni sa më bukur me njëri-tjetrin dhe me familjen! Të keni suksese në jetë e në shkollë! Ju përqafoj të gjithëve! Do bëjmë gjithçka për të përmirësuar jetën tuaj, që ju të keni një jetë gjithnjë e më të mirë”, – tha Berisha. Ndërsa, më pas, Kryeministri dhe bashkëshortja e tij shpërndanë dhurata për fëmijët dhe shkëmbyen biseda të shkurtra gazmore me ta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency