Enca, këngë dedikuar festave të fundvitit

0
155

encahaxhia1Këngëtarja, Enca Haxhia, ka realizuar këngën e saj të re, që është një version i ri i këngës “All I Want For Christmas Is You”. Kënga e re e bukuroshes shqiptare vjen me rastin e festave të fundvitit, në veçanti krishtlindjeve. Këtë ‘remake’ të këngës Enca e ka punuar me Florent Boshnjakun në Prishtinë. Kënga momentalisht është pa videoklip, mirëpo është vokali i jashtëzakonshëm i 17-vjeçares që dallohet në këtë këngë. Ngjyra e bukur e zërit dhe energjia që ajo e transmeton, e bën Encën që pa dyshim të konsiderohet prej ogurëve më të mirë të muzikës shqiptare për të ardhmen. Enca së fundmi mori pjesë në Këngën Magjike me një këngë në bashkëpunim me Big Bastën, ndërsa njihet për këngën me klip, “The Best Of”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency