Çmimet “Vangjush Gambeta” Vlerësohen gazetarët për shkrimet ekonomike

0
150

 

unioniUnioni i Gazetarëve të Shqipërisë ndau dje çmimet “Vangjush Gambeta” për raportin më të mirë ekonomik të botuar në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë vitit 2012 si dhe çmimet e karrierës në gazetari. Kjo veprimtari është tashmë një traditë që mbështetet nga Japan Tobacco International. “Ky është viti i katërt që ne organizojmë Konkursin e Raportit më të mirë Ekonomik me mbështetjen e JTI dhe në këtë vit të pavarësisë jemi të lumtur që në konkurs të përfshijmë edhe gazetarë nga Kosova”, – tha në fjalën e tij kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa. Fituesit e çmimeve ishin Blerina Hoxha, Violeta Shqalsi dhe gazetari kosovar Ibrahim Rexhepi, analist i ekonomisë në gazetën “Express”. Çmimet e karrierës këtë vit ju akorduan – in memoriam – analistit të spikatur të medias Ardian Klosi, gazetarit të njohur Alfons Gurashi si edhe analistit Shaban Murati, i cili vuri në pah nevojën e konsiderimit të historisë së medias shqiptare dhe njerëzve të saj. “Në një treg që është përballur me ngushtica dhe krizë, media ka pasur rolin kyç në forcimin e shoqërisë, në analizimin e pasojave si dhe në ofrimin e zgjidhjeve në favor të përparimit të përgjithshëm kombëtar. Mbi këtë ide, JTI mbetet e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e raportingut ekonomik në Shqipëri dhe më gjerë”, – tha Përparim Tushaj, drejtues i JTI Albania. Zv.ministri i Ekonomisë, z. Neritan Alibali, dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, znj. Valentina Leskaj, përgëzuan fituesit dhe të gjithë konkurrentët e këtij konkursi kombëtar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency