Ja disa prej futbollistëve më të urryer

0
153

Marrë nga goal.com

pepeFutbollistë të suksesshëm dhe të urryer. Transferime mes klubeve rivale, si Figo apo Luis Enrike, lojtarë që simulojnë shumë si Buskeers, “vrasës” në ndërhyrje si Alfaro, Pepe apo Materaci, por ka edhe…  që gjenden shumë në Angli . më poshtë do të njiheni me disa prej tyre…

 

 

CR9

Blerja më e shtrenjtë në histori, një nga futbollistët më të mirë në botë për momentin, por pa diskutim një lojtar me karakter problematik. Ai mund të adhurohet nga qindra mijëra fansa në gjithë botën, por ka shumë të tjerë që e urrejnë. Tifozët e Barcelonës e kanë “armikun” kryesor. Gjestet e tij kur shënon, mendjemadhësia e arroganca, janë tipare që i shtyjnë shumë sportdashës që të mos e kenë qejf. Deklarata e tij: “jam i bukur, i suksesshëm dhe i talentuar, ndaj më urrejnë”, thjesht e shtoi numrin e të pakënaqurve.

 

Pepe

Shpeshherë në stadiume e thërrasin “Vrasës, vrasës!”. Nuk ka vrarë ende njeri, por ndërhyrjet e tij në fushën e lojës janë të frikshme. Agresiv dhe i pakontrollueshëm kur e humb qetësinë. Goditjet që i bëri Kaskeros ishin makabre, duke u dënuar edhe me 10 javë pezullim. Një futbollist që nuk gëzon respekt te sportdashësit, gjithsesi është i pazëvendësueshëm te Reali i Madridit, ndërkohë që shumë klube prestigjioze do e donin në ekip.

 

Buskets

Një aktor i vërtetë në fushën e lojës. Edhe pse është i fortë fizikisht dhe ka për të detyrë që të ndalojë aksionet e kundërshtarit, ai është një nga futbollistët që simulon më shumë. Pikërisht kjo pjesë, ka bërë që ai të jetë në listën e lojtarëve më të papëlqyer në futboll. Kualiteti i tij shumëzohet me zero, sa herë që simulon në mënyrë të turpshme.

 

Luis Enrike

U largua nga Reali i Madridit për te Barcelona dhe u shndërrua në një armik të përjetshëm te tifozët madrilenë. Për më tepër, ai e nxehu situatën më shumë me deklaratat e dashurisë për fansat katalanas.

 

Luis Figo

Ishte idhulli i tifozëve të Barcelonës, por Florentino Perez pagoi një mal me para dhe e mori te Reali. Pavarësisht kontributit që kishte dhënë, portugezi u shndërrua në një nga futbollistët më të urryer për katalanasit.

 

Terri

Nuk ishte penalltia e humbur në finalen e Champions- it ajo që e bëri mbrojtësin anglez të humbasë respektin te tifozët e skuadrës së tij. Ai u shndërrua në një personazh të urryer në të gjithë Anglinë, kur u zbulua marrëdhënia që kishte pasur me shokun e ekipit, Uejn Brixh. Terri u cilësua si një njeri pa karakter dhe imazhi i tij u dëmtua totalisht.

 

Baloteli

Nuk kishte se si të mungonte në listën e më të urryerve. Askush nuk dyshon te talenti që zotëron, po karakteri i tij e bën sa unik, aq edhe të papëlqyer. Nuk mund të harrohen festimet ironike, apo deklaratat ofenduese që bën ndaj kundërshtarëve, duke prekur kështu edhe tifozëritë respektive. Çdo tifoz, përveç atyre të Mançester Sitit, nuk e pëlqen Balotelin në Angli. Madje, edhe shumë tifozë të ekipit ku luan nuk e duan.

 

del Horno

Në Barcelonë bën mirë të mos shkelë. Ish-mbrojtësi i Çelsit mbahet mend si njeriu që donte të dëmtonte medoemos Lionel Mesin. Në ndeshjen mes dy skuadrave, ai i shkaktoi disa ndërhyrje shumë të ashpra yllit argjentinas, të gjitha me tendencë, por pa mundur që ta dëmtojë rëndë. Ultrasit katalanas e kanë në listën e futbollistëve “non-grata”.

 

Materaci

Një nga mbrojtësit më të ashpër në histori. Te Interi dhe në Itali e donin, pasi e dinin që poshtërsitë e tij shërbenin deri diku. Por, në Francë do ishte mirë që të mos përmendej emri i tij. Provokimi që i bëri Zidanes shkaktoi daljen me të kuq të këtij të fundit në finalen e Kupës së Botës. Përpos kësaj, tifozë të skuadrave, si Juventusi apo Milani, e urrejnë gjithsesi Materacin, pasi ai nuk i ka kursyer asnjëherë deklaratat thumbuese ndaj tyre.

 

Guilermo Franko

Kur sulmuesi argjentinas u natyralizua në meksikan dhe u thirr në kombëtare, gjysma e vendit ishte kundër këtij vendimi. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, ai u bë armik edhe më gjysmën tjetër, me një deklaratë që dha disa vite me vonë. “Te Meksika nuk shkova prej dashurisë për këtë vend, por sepse ishte mundësia e vetme për të luajtur në Kupën e Botës. Te Argjentina nuk më merrnin”. Tashmë, ai është i padëshiruar në të dyja vendet…

 

Pablo Alfaro

Tek Sevilja ai cilësohet një nga futbollistët më të mirë në historinë e klubit. Por, në Spanjë është një nga lojtarët më të urryer. Mbrojtësi shkaktonte ndërhyrje makabre, duke u imponuar frikë sulmuesve kundërshtarë, por duke qenë edhe një lojtar i papëlqyer nga pjesa më e madhe e sportdashësve.

 

Oliver Kahn Në Gjermani është idhull, në Madrid e urrejnë. Reali është ndeshur disa herë me Bajernin e tij dhe portieri gjerman i ka cilësuar disa herë si të paaftë kundërshtarët. “Nuk kanë shanse të më shënojnë se janë shumë më të dobët se ne”, ka thënë në një rast Kahn, edhe pse u mundën 2-0. Gjithsesi, edhe në Gjermani ka mjaft tifozë që e urrejnë për sjelljet e tij agresive apo arrogante në fushën e lojës.

 

Eshli Kol

Iku nga Arsenali për te Çelsi për para, duke shkaktuar një pakënaqësi të madhe te ultrasit “topçinj”. Më pas u zbulua një deklaratë e tij ku thoshte se “i urrej anglezët dhe reagimet e tyre”. Por, për Eshli Kolin nuk përfundon me kaq, pasi pjesa më e madhe e femrave në Angli nuk duan ta shohin me sy. Kjo për shkak të tradhtive të shumta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency