Gjykimi

0
124

gjykatGjykatë

Dy ekspertët e rinj marrin detyrat për ekspertizën e teshave të Veizit

Pas mungesës së njërit prek ekspertëve në gjyqin për 21 Janarin dy ditë më parë, dje ka vijuar sërish seanca duke u kërkuar ekspertëve të rinj të marrin detyrat lidhur me riekspertimin e momentit të vrasjes së protestuesit Ziver Veizi. Ky riekspertim u kërkua nga dy prokurorët e çështjes, ndërsa gjykata u la një javë kohë t’u përgjigjen pyetjeve të palëve. Më 26 janar ekspertët do t’i përgjigjen pyetjes së prokurorëve nëse gjatë daljes së predhës nga arma automatike e poseduar nga i pandehuri Agim Llupo, predha ka përshkruar drejtpërdrejt viktimën Ziver Veizi apo ka prekur diku tjetër, një send të fortë dhe më pas ka përfunduar rikoshet në trupin e viktimës. Më pas, ekspertët duhet të sqarojnë nëse është e mundur që përgjatë kësaj rruge, nëse ka prekur në pemë, predha do merrte ashkla druri me vete, duke përfunduar në teshat e viktimës. Ky riekspertim u është kërkuar dy ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë të caktuar nga gjykata, Dritan Zoto dhe Gani Elezi. Ndërkohë, disa ditë më parë, Gjykata hodhi poshtë ekspertizën e Ndoc Çardakut pas deklaratave të këtij të fundit se plumbi që ka qëlluar Ziver Veizin është devijuar dhe për më tepër në rrobat e viktimës janë gjetur gjurmë druri.

Shkodër

Kërp apo drogë, pushohet gjykimi ndaj 53 fermerëve të Shkrelit

Gjykata e Shkodrës pushoi dje çështjen ndaj 53 fermerëve të Komunës Shkrel, të cilët akuzoheshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Gjykata i ka shpallur të pafajshëm 53 fermerët ndërsa ka vërtetuar se ata kanë kultivuar kërp industrial dhe jo kanabis sativa siç pretendohej. Përplasja mes banorëve të Shkrelit dhe policisë e ka zanafillën që në vitin 2000, 12 vite më parë. Banorët e Shkrelit akuzoheshin se nuk kultivojnë kërp por kanabis dhe kultivimi i tij bëhej nën kujdesin e një shoqate bamirëse humanitare. Ekspertët mjeko-ligjorë kanë përcaktuar gjatë ekspertizës së tyre se nuk kemi të bëjmë me lëndë narkotike por me kërp dhe duket se ky përcaktim ka qenë një ndër provat që ka bindur gjykatën për pushimin e akuzave ndaj fermerëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency