Topi i Artë Ibra: Mesi? Iniesta është më i miri

0
238

ibraZllatan Ibrahimoviçi si gjithmonë, protagonist në futboll, por këtë radhë jo në fushën e blertë. Sulmuesi i PSG e tha hapur se vota e tij për topin e artë ka shkuar për Andres Iniestën, ndonëse e pranoi se Lionel Mesi është i favorizuar për ta fituar këtë çmim individual. Zllatani ironizoi me faktin që, edhe pse thuhet se fituesi duhet të ketë triumfuar në Ligën e Kampioneve, asnjë nga 3 kandidatët e mbetur në garë nuk është futbollist i Çelsit. Për mua Topi i Artë, është siç thuhet gjithmonë, një çmim për atë që fiton trofe, apo jo? Për një futbollist të madh që triumfon në Champions League? Por çuditërisht asnjë lojtar i Çelsit nuk është ndër tre kandidatët që kanë mbetur. Thuhet që Lionel Mesi është lojtari më i mirë në botë dhe se luan play-station. E vërtetë, kush mendon të kundërtën, nuk merr vesh fare nga futbolli. Por është edhe Iniesta, që ka fituar Evropianin me Spanjën, apo Kristiano, që fitoi kampionatin spanjoll. Nuk e di se si i bëjnë llogaritë, por Mesi është i favorizuar. Unë kam votuar Iniestën, sepse ka fituar trofe”. Edhe pse eksperienca e tij në Katalunjë nuk shkoi ashtu siç do të kishte dashur, kapiteni i Suedisë e pranon se Barcelona është skuadra më e mirë në planet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency