Spanjë Ronaldo nuk është në shitje

0
128

ronaldoKristiano Ronaldo është i pashitshëm! Shprehje e përsëritur nga drejtuesit më të lartë të Realit të Madridit. Fuqia ekonomike e PSG nuk paraqet asnjë rrezik, nuk shqetësojnë as fjalët e Saud Bin Abdulrahman Al Thani, sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Katarit, sipas të cilit Kristiano Ronaldo dhe Murinjo janë objektiva të skuadrës parisiene, për të fituar Ligën e Kampionëve”. Në Madrid janë të bindur se sulmuesi portugez do të luajë edhe për shumë të tjera në kryeqytetin spanjoll. Sepse e ardhmja e tij nuk është e lidhur me të ardhmen e trajnerit portugez dhe secili prej tyre do të ndjekë rrugën e tij, çka u konfirmua edhe nga menaxheri i 27-vjeçarit, Horge Mendez. Kristiano kërkoi të luante me Realin, duke e konsideruar klubin më të mirë në botë, ndërsa Murinjo iu bashkua pas një vitit, fakt që tregon se karriera e tyre ka vetëm një pikë të përbashkët, Realin e Madridit. Nëse një klub i rëndësishëm në Evropë, qoftë PSG, dëshiron shërbimet e Ronaldos, duhet të paguajë 1 mijë milionë euro, që është edhe klauzola e kontratës së tij. Drejtuesit madrilenë nuk pranojnë të negociojnë për asnjë qindarkë më pak. Kontrata e Kristiano skadon më 30 qershor të 2015. Kur hodhi të zezën mbi të bardhë në vitin 2009, u bë futbollisti më i paguar më 10 milionë euro neto në vit, por sot shumë që ai përfiton nuk është më e larta, madje paradoksalisht nuk përfshihet as në 5 futbollistët më të paguar në botë. Drejtuesit e Realit e kanë qetësuar dhe i kanë komunikuar se edhe ky problem do të rregullohet, e tashmë palët janë në bisedime për zgjatjen edhe tre vite të tjera të kontratës me terma ekonomike të përmirësuar. 27-vjeçari dëshiron të qëndrojë, ndërsa klubi po bën përpjekjet për të siguruar paratë për shtesën ekonomike në kontratë. Largimi i Rikardo Kaka shihet si zgjidhja më e mirë. Që ku ka mbërritur në Madrid, Ronaldo ka shënuar 169 gola në 169 ndeshje, me një mesatare 1 gol për ndeshje. Është golashënuesi me mesatare më të lartë në historinë e Realit, me shifra më të mira se Pushkash, 0.93, Pahinjo 0,86 apo se legjenda Di Stefano 0,77 për ndeshje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency