Raporti Reporterët pa kufij: 2012, vit i keq për lirinë e shtypit

0
129

iiiiiiiViti 2012 është një vit i keq për lirinë e shtypit. Raporti vjetor i “Reporterët pa kufij” tregon për 6 punonjës mediash dhe 47 blogger të vrarë. Në 2012 gjatë ushtrimit të profesionit kanë gjetur vdekjen 88 gazetarë, shifër rekord kjo qysh nga 1995. “Një vit i jashtëzakonshëm me vdekje”, – thotë Ulrike Gruska e organizatës Reporterë pa kufij. “88 gazetarët humbën jetën, ndërsa raportonin për luftëra”, thuhet në raport. “Ose ata janë vrarë prej organizatave kriminale të kontrabandistëve të drogës, prej militantëve islamistë, apo me udhëzim të nëpunësve shtetërorë të korruptuar”. Ka disa arsye për këtë rekord tragjik, thotë Gruska: “Kryesisht lufta në Siri, kaosi në Somali dhe talibanët në Pakistan. “Varrezë për gazetarët”, këtë titull tragjik i jep “Reporterë pa kufij” Sirisë, vendit të përfshirë në luftime. Gjithsej 65 punonjës mediash kanë gjetur vdekjen gjatë ushtrimit të profesionit në vitin 2012 në Siri, 17 gazetarë, 44 qytetarë-gazetarë dhe 4 punonjës mediash. 21 të tjerë janë arrestuar. Një vit i zi konstaton raporti edhe për gazetarët në Somalinë, ku kanë vdekur 18 gazetarë – asnjëherë më parë nuk kanë humbur jetën një numër kaq i lartë gazetarësh në këtë vend. Shumica e tyre kanë rënë viktimë e sulmeve të paramenduara. Në Pakistan sivjet gjetën vdekjen 10 gazetarë dhe një punonjës i medias. Në Meksikë gazetarët janë të rrezikuar, kryeisht ata që shkruajnë për krimin e organizuar, pra për kontrabandën e drogës, korrupsionin dhe lidhjet mes bosëve të krimit dhe nëpunësve shtetërorë. Gjashtë gazetarë kanë gjetur vdekjen gjatë vitit 2012. Ndër pesë vendet më të rrezikshme “Reporterë pa kufij” konsiderojnë Brazilin – vendi ku në vitin 2014 do të zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit dhe në 2016 Lojërat Olimpike verore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency