Olldashi shpërndan tituj ekzekutivë të pronësisë në Shkodër

0
157

olldashiMinistri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, shpërndau një ditë më parë titujt ekzekutivë të rimarrjes së pronësisë për ish- pronarët në qytetin e Shkodrës.  Ministri Olldashi beri te ditur se deri tani janë 210 tituj të dhënë në dorë pronarëve legjitimë, ndërkohë që numri i kredive për qiraxhinjtë që kanë pasur të zëna pronat e ish-pronareve deri tani është 303. Një gjë e tillë, sipas tij, rrëzon çdo pretendim se po mbrohet një palë dhe po keqtrajtohet një palë tjetër. “Po mbrohet një drejtë që është e drejta e pronarëve për të zotëruar pronën e tyre që iu është mohuar në mënyrë të pa bazë, të ligjshme për dekada me radhë dhe nga ana tjetër, po mbrohen edhe ata që kanë qenë qiraxhinj në banesat apo zonat tuaja”, – iu drejtua ish- pronarëve Olldashi. “Fakti që ne sot në Shkodër ndajmë titujt ekzekutivë është mjaft pozitiv. Shkodra është një nga qytetet që e ka vuajtur më së shumti fenomenin, bashkë me Tiranën, Durrësin, Korçën dhe Vlorën, por është edhe një nga qytetet ku ne kemi pasur edhe bashkëpunimin më të mirë, qoftë me Entin e Banesave, Bashkinë e Këshillin Bashkiak, për të bërë të mundur që kontingjentet e familjarëve që nuk i përgjigjen dot kushteve për të marrë kreditë të kenë mundësinë e strehimit përmes programeve të strehimit që vetë Bashkia ka”, deklaroi ministri Olldashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency