Info/kult

0
137

info kultIsa Boletini dhe kiçi i shqiponjës

Kur Tirana po festonte 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kryetarit të Mitrovicës, Avni Kastrati, i kishte rënë në sy një shqiponjë me fotografinë e Adem Jasharit në “zemër” të saj. Fill pas kësaj kishte dhënë urdhër që një vepër si ajo të vendosej në sfond të shtatores së Isa Boletinit. Tashti shtatorja prej bronzi e Boletinit dhe shqiponja tredimensionale me një foto të komandantit legjendar u ngjajnë një “instilacioni” artistik pa kurrfarë koncepti, shkruan “Koha ditore”. Sheshi mban emrin e Isa Boletinit dhe për shumë artistë – përveç që është kiç artistik – po krijon edhe konfuzion tek qytetarët. Ata kërkojnë që ajo të hiqet prej aty. “Shqiponja nuk duron fotografi përmbi të”, ka thënë Halit Barani, kryetar i degës së Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, njëherësh themelues i tetarit “Sandër Prosi” në këtë qytet. Sipas tij, ky është sheshi “Isa Boletini”, e jo “Ademi Jashari”. “Sheshi ‘Adem Jashari’ ekziston në Mitrovicë dhe atje duhet të vendoset fotografia e komandantit. E jo vetëm kjo foto, por të vendoset shtatorja e tij. Fotografia le të mbetet në shesh derisa shtatorja të përfundojë”, ka thënë Barani.

Ata që kanë vepruar kështu nuk kanë lidhje me shqiptarizëm. “Shqiponja nuk duron as foto të Isa Boletinit, Adem Jasharit, Ismail Qemalit apo edhe të Skënderbeut.

 

 

Ditët e albanologjisë

Sot hapen veprimtaritë e përvitshme të Ditëve të Albanologjisë organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Në mjediset e QSA, konkretisht në Muzeun Arkeologjik do të ketë një ekspozitë me stoli qytetare, që do të shoqërohet me shpërndarjen e diplomave të doktoraturës së albanologjisë duke vijuar më pas me konferencën e Institutit të Historisë dhe Antropologjisë, pranë Universitetit të arteve në sallën “Black Box”. Me datë 21 dhjetor, do të prezantohet veprimtaria njëvjeçare e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Muzeut Kombëtar, duke filluar në orën 9:00.

 

Ardian Paci ekspozon në Kosovë

Në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, të premten (më 21 dhjetor) hapet ekspozita personale e artistit të njohur shqiptar, Adrian Paci, e kuruar nga Angela Vettese. Hapja e ekspozitës bëhet nga ora 19. Adrian Paci u lind në Shkodër, në vitin 1969. Në periudhën 1987-1991 studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nga 1995 deri më 1997 ligjëroi historinë e artit dhe estetikën në Shkodër, kur edhe u largua nga Shqipëria drejt Milanos. Paci njihet kryesisht për performancat dhe videot e tij, edhe pse hulumton edhe tema të tjera, në pikturë, skulpturë, dhe fotografi. Karakterizohet nga një bashkëveprim fluid midis performancës dhe artit trupor. Videot e tij shpesh fokusohen në ekzistencën e thjeshtë, dhe pjesë e tyre shpesh janë familjarët e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency