Festivali i RTSH-së, një shtëllungë e hidhur

0
136

Violeta Murati

festivaliVitet e fundit festivali i fundvitit në RTSH po kthehet në një piramidë mistike që nuk dihet si hyjnë, si konkurrojnë këngëtarët dhe si del fituesi për në Eurosong! Shpesh kjo e fundit ka lënë një shtëllungë shijeje të hidhur duke çuar në krizë konkurruesit deri në vendime ekstreme për të mos marrë më pjesë. Informacioni dhe lejimi i gazetarëve për të ndjekur nga afër këtë ngjarje qoftë në prova apo dhe në netët e transmetimit është një mur i madh i ngritur mes këtij institucioni publik, që mbahet me paratë e taksapagueseve, që në anë tjetër nuk jep asnjë lloj llogarie.

Duket një lloj procesioni gjithë puna e ndërtimit të festivalit ku mungojnë konferenca e shtypit, daljet e këngëtarëve para mediave deri në uzurpimin e hapësirës për t’u shprehur duke e konsideruar si një pronë privatë këtë hapësirë.

Por e kanë menduar gabim! Duke ndjekur traditën dimërore ky festival e ka humbur besueshmërinë prej vitesh, si për nga prurjet muzikore ashtu dhe për namin e abuzimit me këngëtarët.

Tradicioni ia ka marrë frymën lirisë së pjesëmarrëseve të cilët shpesh kanë denoncuar në vite se kanë qenë të detyruar të paguajnë për tekst, muzikë nga e para sipas preferencës që shfaqet brenda RTSH-së. Të bëhej fjalë për një televizion privat, sigurisht nuk do t’i kushtonim kaq rëndësi, vetëm nëse do t’i jepte gazetës para për reklamën! Por për televizionin publik si RTSH obligacioni për të vënë në dispozicion të medias këngëtarët dhe gjithë informacionin e mundshëm merr rëndësi përballë stimulit financiar që ata marrin.

Për shembull drejtori i festivalit asnjëherë nuk ka thënë para mediave se sa kushton ky event? Dje, mediat kanë nxjerrë emrat e jurisë që siç duket flasin më shumë në gjuhë të huaj dhe justifikimi se do të zgjidhet ndoshta me “ndershmëri” këtë herë fituesi nuk mund të fshijë patologjinë e këtij festivali.

Festivali fillon sonte dhe organizatorët nuk kanë bërë zë, për një ngjarje që mendohet të na përfaqësojë si zhvillime të reja muzikore në Eurosong. Tri ditë është menduar me 26 këngëtarë pjesëmarrës që thuhet se “janë përzgjedhur pas disa fazave konkurrimi nga një komision profesional” – po emrat e tyre nuk përmenden!

Nga një njoftim për shtyp drejtori i festivali Petrit Beci ka pasur kompetencën për t’u shprehur se sa do konkurrojnë në natën e parë e të dytë, dhe se do këndojnë live këngëtarët. Asgjë të re s’ka thënë. Lëmshi që paraqet struktura, me pretendimi e fjalës “risi” është një llotari e publikut. U ngjan shumë lojërave të fatit, një ironi tjetër se si tallen me këngëtarët dhe se është rruga më e sigurt për të mos bërë transparencë për çfarëdolloj pakënaqësie. Nga ana tjetër është krejt jashtë logjike që një televizion publik të ngrejë mekanizma të tilla lotarie si të ishte privat për t’i përdorur paratë e biletave si bingo. Duke përkuar ky vit me një kujtesë historike siç ishte ngjarja e festivalit të 11-të, prej së cilës kanë kaluar 40 vjet organizatorët mbushin atmosferën duke mjaftuar me aq.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency