Bora dhe i ftohti, vendi i duhur për të kaluar pushimet në Shqipëri

0
144

Driçim Çaka

alpetTë kalosh Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në një vend të mbuluar në dëbora është zgjedhja e duhur. Çdo vit në Shqipëri pushimet dimërore po marrin përmasa të mëdha, nga politikanët dhe deri te njerëzit e thjeshtë

 

 

Voskopoja mbetet vendi i preferuar

Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit në Voskopojë. Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet. Në Voskopojë ka disa hotele të cilësisë së lartë, të cilat ofrojnë çmime nga më të ndryshmet për çiftet, por edhe për familjet me fëmijë. Kështu, disa ditë në Voskopojë nuk shkojnë më shumë se 50 mijë lekë për një familje normale duke përfshirë qëndrimin, fjetjen dhe ngrënien. Në skajin juglindor ka aventura nga më të ndryshme duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet në malet të mbuluar krejtësisht nga dëbora. “Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është një tjetër arsye që i nxit turistët të marrin serish rrugën drejt Voskopojës. Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë. Pyjet janë vendi i duhur edhe për të apasionuarit pas gjuetisë”, – janë disa nga arsyet që reklamojnë vendasit për të bërë pushimet në Voskopojë. Qyteti juglindor është rreth 20 km larg Korçës. Edhe pse dëbora shkon në rreth 50 cm, ndërhyrja e borëpastrueseve ka bërë që rruga të jetë e kalueshme madje pa zinxhirë.

 

Alpet shqiptare, sfida për pushime “aventureske”

 

Përballje me të ftohtin, bora në trashësi deri në gju,ski mbi malet e thepisur janë disa nga sfidat të cilat mund të gjendet vetëm në alpet shqiptare. Vitet e fundit interesimet për të kaluar pushime ne këto zona kanë qenë të larta, aq sa shumë prej hoteleve kanë filluar të rritin çmimet. Gjithsesi, ofertat janë tepër joshëse duke filluar nga 40 mijë lekë për një familje deri në 100 mijë lekë në varësi të ditëve të qëndrimit. Pushimet në këtë zonë ofrojnë shumëllojshmëri aventurash si dhe panorama piktoreske tërheq vizitorë shqiptarë, por edhe të huaj. Për disa prej kompanive turistike në Kryeqytet turizmi dimëror po përhapet me shpejtësi dhe zona si alpet janë të preferuara. Për këto kompani çdo vit ka rritje të turistëve dhe ky vit pritet të sjellë akoma dhe më shumë kjo dhe për shkak të nisjes së dëborës gjatë muajit dhjetor dhe festat janë momenti i duhur për të pushuar. Alpet dallohen dhe për kafshët e shumta që ndodhen në zonë dhe shpesh herë shumë prej turistëve kanë shijuar disa momente me kafshët e egra të dëborës.

 

Dardha, vendi i harruar që po kthehet në një perlë

Një fshat i largët që një ditë normale nuk ka më shumë se 40 banorë, por në ditët festash fshati tejmbushet nga vizitorët. Shumë njerëz të njohur, por edhe të thjeshtë e shohin Dardhën si vendin ideal për të pushuar disa ditë. Në këtë periudhë fshati i largët tejmbushet nga dëbora e cila i kthen kodrat dhe malet në në ngjyrë të bardhë të theksuar. Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 km në juglindje të Korçës, në një lartësi 1 344 m, Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Emri Dardhë (nga fruti dardhë) vjen nga një legjende, sipas të cilës, thuhet se të ikurit qëndronin në një fushë rreth një peme dardhë dhe e quanin si fusha poshtë dardhës . rruga për në fshatin e largët është rikonstruktuar duke bërë të lehtë një udhëtim qetësues dhe larg çdo shqetësimi. Kohët e fundit hotelet të cilat ofrojnë shërbime turistike janë shtuar dhe çmimet kanë qenë të arsyeshme. Disa ditë në dardhë nuk shkojnë më shumë se 50 mijë lekë për çdo familje të thjeshtë apo të pasur.

 

Kosovë, lulëzon turizmi dimëror

Kosova është vendi ideal për të kaluar pushimet dimërore. Infrastrukturë e mirë si dhe bora që mbulon çdo majë mali bën që Kosova të shikohet si një ndër mundësitë më të mira për të kaluar pushimet e fundvitit. Ndër vendet më të veçanta kemi zgjedhur Malet e Sharrit që shtrihen në juglindje të Kosovës duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majat apo thepat në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, Majat e Sharrës, nga ngjashmëria në thepat e sharrës, qe formojnë figura të njëpasnjëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. “Prizreni, Ujëvara e Mirushës, Burimi i Drinit Bardhë, Gryka e Rugovës, Prekazi legjendar, Prishtina, Shpella e Gadimës si dhe disa pjesë tjera duke mos harruar edhe pjesën më të ulët të Kosovës Vërmicën, e cila përveç bukurive natyrore me male, lumin Drin dhe dy burime të ujërave sjell dhe ndër specialitetet më të mira nga peshku. Vërmica është edhe një ndër pikat kryesore ku pushuesit që marrin rrugën për në bregdetin shqiptar, këtu bëjmë një pauzë të shkurtër sa për t’u relaksuar apo pirë një kafe”, – janë disa nga vendet me të mediat në Kosovë i mbajnë ndër më të bukurat

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency