Vizat, Ambasada Amerikane: Procedurë ndryshe nga 21 dhjetori

0
146

ambasadaKëtë të premte, më 21 dhjetor, shihni për ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat joemigruese dhe vizat emigruese

Ambasada Amerikane në Tiranë lajmëron gjithë të interesuarit për ndryshimet e reja që do të pësojnë procedurat e aplikimit për vizat jo emigruese dhe emigruese. Në një njoftim në faqet e saj në Facebook, ambasada fton ndjekësit e saj dhe të gjithë të interesuarit e tjerë të njihen me ndryshimet që do të nisin që nga e premtja, me 21 dhjetor. “Këtë të premte, më 21 dhjetor, shihni për ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat joemigruese dhe vizat emigruese. Vizitoni faqen tonë të internetit (http://albanian.tirana.usembassy.gov/visas.html) në ditët në vijim për të mësuar se çfarë do të ndryshojë, pse do të ndryshojë, dhe se si ndikon tek ju”, – shkruan ambasada.

Vizat

Viza është leje aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viza lëshohet vetëm nga Ambasada ose Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një zyrtar konsullor vendos në qoftë se një aplikant është i kualifikueshëm për një vizë. Qytetarët e disa vendeve të caktuara kanë mundësinë për të udhëtuar pa vizë bazuar në Programin e Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program), sipas disa kritereve të caktuara. Viza i jep mundësi një qytetari të huaj të udhëtojë pranë një pike kufitare të SHBA-së, si p.sh.; në një aeroport internacional, një port detar apo një pikë kufitare tokësore. Në kufirin e hyrjes, një oficer i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, vendos nëse aplikanti mund të hyjë ose jo në SHBA dhe vendos gjithashtu kohëzgjatjen e qëndrimit të tij.

Aplikimi

Qytetarë të disa vendeve mund të udhëtojnë pa vizë me Programin e Udhëtimit pa Vizë nëse këta plotësojnë disa kushte. Udhëtarët që kualifikohen për të marrë pjesë në Programin e Udhëtimit pa Vizë janë të këshilluar që në datën 3 qershor 2008, Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpalli Rregullin Përfundimtar për të zbatuar Sistemin Elektronik të Autorizimit për të Udhëtuar. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare “Programi i Autorizimit të Udhëtimit për SHBA-Kufizime për Udhëtarët nga Shtetet që Udhëtojnë pa Viza”. Të gjithë udhëtarët e kualifikuar sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë janë të rekomanduar që përpara se të planifikojnë për të udhëtuar të lexojnë udhëzime në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për çdo të re mbi këtë sistem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency