The touch of sun, shtëpi pushimi, me komoditete austriake

0
216

thethouchThe touch of sun, kompleksi rezidencial vetëm 10 minuta larg Tiranës, ofron apartamente të standardeve austriake, ku për herë të parë vjen edhe në Shqipëri

 

Të kesh një shtëpi në periferi të Tiranës nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Si një trend që çdo ditë e më shumë është në rritje, ku me dhjetëra komplekse rezidenciale po “lulëzojnë” larg zhurmës së qytetit, ajrit të ndotur dhe trafikut mbytës të kryeqytetit. The touch of sun, për vetëm 10 minuta me makinë larg Tiranës, mund të “prekim diellin” përmes apartamenteve që ofron ky kompleks rezidencial, duke iu përshtatur kështu kërkesave për komoditet dhe cilësi, qoftë për hapësirë si për çiftet e reja, gjithashtu edhe për familjet e mëdha. Kompania austriake me eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit, në këtë kompleks ka zbatuar standardet austriake të ndërtimit, me apartamente me dizajn bashkëkohor, mure me sisteme termoizolimi, dysheme kundra zhurmave, si dhe mjedis të pastër e hapësira të mjaftueshme, argëtimi.

Ndryshimi

Kompleksi rezidencial gjendet përgjatë rrugës Tiranë – Elbasan në Komunën e Farkës, me një peizazh të gjerë, ku në qendër të kompleksit ka një pishinë, bar, sallë lojërash, palestër. Të gjithë këto elementë i përshtaten në mënyrë të tillë që banorët e këtij kompleksi të ngelen të kënaqur, pasi kjo firmë ka investuar shumë në cilësinë dhe garancinë e apartamenteve për të përmirësuar e nivelin e jetesës pasi jetesa dhe cilësia e ajrit është shumë më i mirë se në Tiranë

Apartamentet

Sa i takon apartamenteve ato janë të pajisur me dyer të standardeve ndërkombëtare, përshtatur kundër zjarrit, teksa kanë edhe brava sigurie. Në të gjitha apartamentet dyshemeja është e shtruar me parket me dru natyral, veçanërisht në dhomën e ndenjes, ndërsa dhoma e gjumit, kuzhina dhe paradhoma, dyshemeja është e shtruar me granit. Për të gjitha gratë, kuzhina ofron komoditete të veçanta, pasi vjen e pajisur me elektroshtëpiaket si larësen e enëve, ventilator, furrë, pianurë, frigorifer dhe mikrovalë. Sa i takon tualetit, janë të pajisur me pajisje hidrosanitare porcelani të bardhë si dhe dyshemeja ngrohet me rrjetë të butë elektrike të instaluar nën dysheme, e cila komandohet me anën e një termostati.

Kompleksi

I gjithë kompleksi përbëhet nga tetë godina, secila nga tre kate plus çati, në qendër të kompleksit gjendet një pishinë 22 metër të gjatë, më pas gjendet ambientit i argëtimit dhe lojërave. Gjithashtu gjendet një bar afër pishinës i cili do të funksionojë duke filluar nga prilli i vitit që vjen. Ky kompleks ka tre tipa apartamentesh, ku apartamenti më i madh ka një hapësirë prej 140 m2, pjesë e brendshme, ndërkohë bashkë me ballkonet dhe ambientet e përbashkëta janë 180 m2. Ndërsa tipi i dytë përbëhet nga apartamente banimi me sipërfaqe 108m2, ndërsa nëse përfshin ballkonet dhe ambientet e përbashkëta janë rreth 140 m2. Tipi i tretë janë apartamente me sipërfaqe disi më të vogël, 92 m2, edhe në këtë rast duke përfshirë ballkonet dhe mjediset e përbashkëta, janë rreth 116 m2. Sa i takon nivelit të sipërm në papafingo janë dy apartamente ku secili apartament ka sipërfaqe 120 m2, nga ku mund të shihet qyteti i Tiranës dhe Kështjella e Petrelës. Sa i takon sigurisë, ky kompleks është i rrethuar me porta dhe gardh sigurie, si dhe roje. Sakaq kompleksi furnizohet me ujë të pijshëm, të analiza i cili vjen direkt nga Dajti dhe furnizim të vazhdueshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency