Pollo: Qeveria shqiptare, të gjitha përpjekjet për prefiksin +355 për Kosovën

0
142

polloMinistri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit të Shqipërisë, Genc Pollo, thotë se pavarësisht faktit se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, po punohet që ajo ta marrë prefiksin telefonik të Shqipërisë ++355. Në një intervistë për Radio Kosovën ai tha dje se ka biseduar me homologun e tij kosovar, Besim Beqaj, dhe se janë “në prag të nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi në përgjithësi për fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit me Kosovën”.

“Në kuadër të këtij memorandumi do të ngremë edhe një grup pune për të gjetur zgjidhje, që të tentojmë të gjejmë zgjidhje për prefiksin e Kosovës, përfshi edhe mundësinë që Kosovës t’i alokohet prefiksi i Shqipërisë”, tha Pollo.
I pyetur se çfarë e ka penguar tjetër, përveçse aspektit politik, Pollo tha se “grupi i punës që parashikojmë të ngremë në të ardhmen, do të shikojë mundësitë teknike dhe juridike, ligjin ndërkombëtar dhe do të propozojë demarshet e caktuara që kjo të arrihet”, – theksoi ai dhe kujtoi se “prefikset alokohen nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency