Tiranë Mungon avokati, shtyhet gjyqi për Aldo Hoxhën

0
129

aldoGjykata e Tiranës shtyu procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurit Aldo Hoxha, i akuzuar për veprën penale të “grabitjes me pasojë vdekjen” e një personi. Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e avokatit të këtij të pandehuri dhe kërkesa e Hoxhës për ta pasur të pranishëm në gjyq. Hoxha akuzohet se në gusht të këtij viti, në tentativë për t’i grabitur varësen e floririt Fatbardha Tafës, emigrante në Itali, e ka qëlluar atë disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima ka qenë e shoqëruar nga motra dhe fëmijët përkatës. Pas disa ditësh hetime intensive, policia identifikoi nga disa prova të lëna në kapelen e gjetur në vendngjarje si autor Aldo Hoxhën. I pandehuri nuk e ka pranuar për asnjë moment akuzën, duke u shprehur se atë ditë ka qenë me familjarët duke shkuar në një dasëm. Por, akuza deklaron se ka prova që provojnë fajësinë e tij.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency