Pasardhësi Fergi: Murinjo nuk është “i denjë” për “djajtë” e mi

0
119

murinjoNuk do t’ia linte kurrë në dorë të Murinjos “krijesën” që e ka rritur për 28 vite. Ndërsa Guardiola e kërkon më herët skuadrën e “djajve të Mançesterit”. Sër Aleks Ferguson ka kërkuar që pasardhësi i tij në “Old Trafford” të jetë Dejvid Mojes. “The Express” ka zbuluar bisedën sekrete të trajnerit të Junajtid me drejtuesit e klubit për zëvendësuesin e mundshëm të tij, pasi t’i jap lamtumirën skuadrës. Një burim i brendshëm i “djajve” ka rrëfyer në detaje bisedën e teknikut (më 31 dhjetor do të mbushë 71 vjeç), me shefin ekzekutiv Dejvid Xhill dhe pronarët amerikanë. Skocezi ka deklaruar se ai mbështet teknikun aktual të Evertonit nëse klubi dëshiron të ketë një menaxher afatgjatë në “Teatrin e Ëndrrave”. Stoli i Junajtid është një nga alternativat që Guardiola do ta marrë parasysh kur të bëjë zgjedhjen e tij, por ish-tekniku i Barçës do të rikthehet në punë më shpejt se sa Fergi të tërhiqet. “Ferguson i tha Xhillit dhe vëllezërve Glejzër se ai dëshiron që ta zëvendësojë miku i tij Dejvid”, – tregon “spiuni” brenda klubit. “Trajneri i Evertonit e njeh më mirë se kushdo futbollin britanik dhe është më jetëgjati në drejtimin e një klubi të Premier Ligës pas meje dhe Arsen Vengerit. Drejton me sukses prej 10 vitesh në ‘Goodison Park’ dhe nuk ka garanci më të sigurt për vazhdimësinë e punës time. E njoh edhe personalisht dhe mund të them se kemi të njëjtën filozofi”, – i tha Fergi drejtuesve. Por në bisedën e tyre, veç 49-vjeçarit nga Glasgou nuk kanë mbetur pa u lakuar dhe emrat e pasuesve të tjerë të mundshëm: “Murinjo është një trajneri i madh që garanton suksesin. Unë e admiroj. Kudo ka shkuar ka sjellë triumfin me vete. Por sjellja e tij dhe sensi i protagonizmit që kërkon të ketë me median e bëjnë të padenjë për kërkesat e një klubi si Junajtid. Ne nuk kërkojmë një trajner që vuan nga deliri i madhështisë dhe kërkon të jetë mbi klubin”. Por nëse portugezi nuk ia mbush mendjen, ish-rivali i tij te Barça Pep Guardiola do ishte kandidati ideal për t’i trashëguar perandorinë. “Unë do të takohem edhe një herë me Pep. Problemi është se ai do të rikthehet më herët në stol sesa unë të tërhiqem”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency