Mbetjet do të jepen me koncesion, rritje gjobash për ndotësit

0
124

Blerta Mrishaj

tabakuTabaku: Rritje e masës së gjobës për ndotësit e ambientit

Topalli: Task-forca monitoron qytetin përgjatë 24 orëve

 

Nëpër lagje, cepa rrugicash, duke mos kursyer as lumin e Tiranës mbeturinat vazhdojnë të hidhen pa asnjë llok kriteri. Kështu në disa zona të kryeqytetit janë improvizuar venddepozitime të reja të pakontrolluara. Nisur nga situata problematike, ku vetëm gjatë tre muajve të fundit, shtator-tetor-nëntor qytetarët kanë referuar në Bashkinë e Tiranës 23 ankesa. Bashkë me propozimin për rishikimin e legjislacionit për rritjen e nivelit të gjobave, bashkia në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare Financiare do të përgatisin planin për dhënien me koncesion të mbetjeve të kryeqytetit. Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, gjatë një takimi me Shoqatën e Korpusit të Vullnetarëve, deklaroi se mjedisi është prioritet për bashkinë dhe se një task-forcë e ngritur nga kryebashkiaku Lulzim Basha kontrollon 24 orë territorin e kryeqytetit për të parandaluar hedhjen e mbetjeve. Ndërsa drejtori i Policisë Bashkiake, z. Vullnet Topalli, u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë më aktivë në denoncimin e rasteve, kur konstatohet ndotje në mjedis. Ai garantoi se qyteti monitorohet gjatë 24 orëve nga task-forca e ngritur për këtë qëllim.

Takimi

“Për sa i përket periudhës shtator-tetor-nëntor, kemi pasur rreth 23 ankesa që kanë ardhur kryesisht nga qytetarë për venddepozitime të pakontrolluara, të cilat Bashkia e Tiranës i ka marrë shumë seriozisht dhe për secilën prej këtyre ankesave ka pasur masa konkrete. Strukturat përkatëse të Bashkisë së Tiranës, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, Policia Bashkiake, Inspektorati, kanë kryer ndërhyrje konkrete, për pastrimin e mjediseve publike, për shembull pranë ish-ekspozitës “Shqipëria sot”, në fund të vitit të kaluar ose aksionin e vazhdueshëm gjatë një viti e gjysmë, për të gjithë vend-depozitimet e pakontrolluara në qytetin e Tiranës. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, strukturë e cila e ka këtë si detyrë funksionale, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake është marrë në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë ankesat ndaj bizneseve, ndaj qytetarëve sa i përket ndotjes së ambienteve të përbashkëta dhe vetëm në këtë periudhë të fundit,janë vendosur rreth 120 gjoba të cilat arrijnë deri në maksimumin prej 20 mijë lekësh të reja”, – theksoi znj. Tabaku.

Nisma

Zv.kryetarja e bashkisë, znj. Jorida Tabaku, kërkoi të rishikohet legjislacioni, me qëllim rritjen e nivelit të gjobave për hedhjen e mbetjeve të ngurta në ambiente publike.“Unë besoj se bashkërisht ne mund të përcaktojmë një klasifikim, sa i përket nivelit të ndotjes së mjedisit dhe të propozohen nivele të ndryshme gjobash, për shembull, venddepozitimet e pakontrolluara kanë një ndikim më të madh në mjedis, sesa ndotja e mjedisit që mund të shkaktohet nga qytetarët. Për këtë arsye, kjo është një fushë të cilën mund ta eksplorojmë së bashku dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën tonë, duke pasur parasysh raste, që ne kemi ndeshur gjatë aktivitetit tonë të përditshëm. Bashkia e Tiranës po merr masa, sa i përket menaxhimit të integruar të mbetjeve. Në vendgrumbullimet e mbetjeve, ne propozojmë një vendgrumbullimtë diferencuar dhe në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare Financiare, ne do të përgatisim edhe planin e biznesit dhe termat koncesionarë për ta parë të integruar të gjithë procesin e menaxhimit të mbetjeve, që nga grumbullimi e deri në depozitimin dhe trajtimin e tyre, sigurisht me objektiv kryesor shërbimin sa më të mirë ndaj qytetarëve, eliminimin dhe minimizimin e të gjithë ndotjeve në mjedis nga njëra anë por nga ana tjetër edhe krijimin e një sistemi të integruar, për të ofruar një shërbim sa më të mirë”. Ndërsa drejtori Topalli deklaroi se task-forcë e cila kontrollon çdo ditë, cep më cep të Tiranës, çdo natë, gjatë gjithë kohës, subjekte të ndryshme që tentojnë të ndotin ambientin, qytetin, rrugët, trotuaret, të ndotin lumin e Tiranës dhe ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa, ku gjobat kanë variuar, qoftë nga Policia Bashkiake, rastet kur i takon asaj dhe në rastet e tjera ka ndërhyrë edhe Inspektorati i Mjedisit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency