Matura 2013, dy provimet me zgjedhje do të ulin nivelin e pikëve

0
201

Driçim Çaka

maturaKush njeh anglishten do të ketë përparësi

Jo krahasim të pikëve pas A3-shit

Prova që bëri Ministria e Arsimit për të rritur numrin e provimeve me zgjedhje për vitin 2011-2012 nuk doli e suksesshme. Për të mos lejuar më diferencime mes maturantëve MASH riktheu përsëri sistemin e dy provimeve me zgjedhje. Ndryshimi është bërë nëpërmjet një udhëzimi të veçantë të ministrit Myqerem Tafaj, i cili vendos se për vitin 2012-2013 do të jepen vetëm dy provime me zgjedhje. Sipas specialistëve të MASH-it, ky ndryshim nuk do të lejojë më diferencime mes maturantëve që zgjedhin dy lëndë dhe atyre që zgjedhin tri. “Këtë vit na ndodhi një fenomen ndryshe, maturantët të cilët zgjodhën 3 lëndë me zgjedhje patën mundësinë të kishin më shumë pikë dhe ishin këta kandidatë që fituan degët më të mira. Nëse do të edhe këtë vit do të lejohej përsëri zgjedhja e 3 lëndëve do të ishte një ngatërresë më e madhe për secilin maturant si dhe një ngarkesë për të mësuar sa më shumë. Dy lëndë me zgjedhje janë forma më e mirë për të testuar njohuritë e secili”, – përmendin zyrtarë pranë MASH-it.

 

Ulja e nivelit

 

Ministria e Arsimit na siguron se këtë vit do të ketë një ulje të nivelit të pikëve krahasuar me një vit më parë, por ajo që duhet të kenë kujdes maturantët, ka të bëjë me uljen e nivelit të pikëve krahasuar me fazën e parë të fituesve dhe jo duke marrë fituesin e fundit nëpërmjet formularit A3. “Niveli i pikëve të fituesit të fundit në fazën e parë ka qenë më i lartë se në vitin e kaluar, ndërsa këtë vit presin një ulje të tij, duke qenë se të gjithë maturantët do të japin 2 provime me zgjedhje. Përgjithësisht çdo maturantë bën krahasimin e fituesit të fundit në Formularin A3, por në këtë fazë numri i kandidatëve konkurrues ka qenë shumë i ulët dhe për çdo degë ka pasur një ulje rreth 300 pikë krahasuar me fazën e parë. Çdo kandidatë duhet të bëjë llogaritjen e pikëve krahasuar me fazën e parë pasi kështu mund të jetë më i qartë nëse do të jetë fitues apo jo”, – theksojnë burime pranë MASH-it. Sipas tyre, “përparësi do të kenë maturantët që kanë nivel të lartë të gjuhës angleze, pasi siç dihet, kjo lëndë ka 10 kredite dhe marrja e një note të mirë do të thotë rreth 200 pikë më shumë se kandidatët e tjerë”.

 

Maturantët e viteve të kaluara

Maturantët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë fare provimet me zgjedhje, do të mund të zgjedhin lëndë të tjera për të dhënë në provime me zgjedhje, ndërsa ata kandidatë që kanë vetëm një lëndë për të dhënë do të mund të zgjedhin njërën nga lëndët e mëposhtme. Për ata kandidatë që kanë zgjedhur tri provime me zgjedhje do të ketë këto kushte: Kur kanë mbetur në një provim mund të zgjedhin një lëndë, kur kanë mbetur në dy provime me zgjedhje përsëri do të mund të zgjedhin një lëndë. Ndërsa kur kanë mbetur në te tre lëndët më zgjedhje do të kenë mundësinë të zgjedhin përsëri dy lëndë. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2006 shkollën e mesme do të njihen vetëm provimet e detyruara

 

Si do të bëhet llogaritja e pikëve

 

1-    Shënohet me M, D1,D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht, pikët e shkollës së mesme, notat e provimeve të detyruara dhe notat e provimeve me zgjedhje.

2-    Shënohet me K koefiçenti i shkollës i përcaktuar nga universitetet publike

3-    Shënohet me F1 dhe F2 koefiçentët e lëndëve me zgjedhje të përcaktuar nga universitetet publike.

4-    Llogaritja e shumës së pikëve do të bëhet sipas kësaj formule:

 

  S=[(M+D1+D2) x K +(Z1xF1+Z2xF2)]x 100

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency