Kërkesa Ultrasit e Zenitit, letër klubit: Nuk duam homoseksualë dhe lojtarë me ngjyrë

0
161

zenitiGrupet e tifozëve ekstremistë të Zenitit të Shën Pjetërburgut, kampionit në fuqi në kampionatin rus, publikuan ditën e hënë një manifest, në të cilin i kërkohet drejtuesve të klubit të tyre që të mos blejnë futbollistë me ngjyrë apo homoseksualë. “Nuk jemi racistë, por mungesa e futbollistëve me ngjyrë apo homoseksualë në gjirin e Zenitit është një traditë e rëndësishme, e cila përforcon identitetin e këtij klubi”, – shkruhej në manifest. Dokumenti, i cili ka bërë bujë për përmbajtjen e tij, nënvizon se skuadra nuk ka pasur kurrë lidhje dhe as tifozë në Afrikë, Amerikën e Jugut, Australi apo Oqeani: “Nuk kemi asnjë kundër banorëve të këtyre kontinenteve, por duam që tek Zeniti të luajnë futbollistë që të jenë të afërt për nga mendësia dhe shpirti i tyre me tifozerinë ruse”. Aktualisht, tek Zeniti nuk militon asnjë futbollist me ngjyrë, por tifozët mund t’i referohen dy blerjeve të fundit, brazilianit Hulk dhe mesfushorit mulat belg, Vitsel, që i kushtuan arkave të klubit rreth 90 milionë euro së bashku. Nga ana e tij, klubi me qendër Shën Pjetërburg, qytetin e dytë më të madh në Rusi, ka dënuar ashpër këtë deklaratë, duke evidentuar se skuadra është dalluar gjithmonë për “tolerancën dhe respektin ndaj të gjitha vlerave njerëzore”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency