Dallku kërkon më shumë minuta në kombëtare

0

dallkuDisfata me Islandën shtyu De Biazin që të bënte disa ndryshime në formacion. Një ndër to ishte edhe emri i Dallkut, që luajti vetëm 6 minuta në takimin e radhës.

Loading...

 

Në të parin moment që po vihet në diskutim, Armend Dallku mund të tërhiqet. Pas tetë vitesh në ekipin tonë përfaqësues 29-vjeçari tregon se po mendon për t’i dhënë lamtumirën ngjyrave kuqezi. Në faqet e gazetës kosovare “Express” mbrojtësi paralajmëroi një vendim që vjen pas disa paraqitjeve të dobëta të bërë në ndeshjet kualifikuese Brazil 2014.

 

Realist

Lojtari i Vorskla Poltavas pranoi për gazetën kosovare, “Express” se mund të tërhiqet dhe të përqendrohet te klubi ukrainas. “Vendi i titullarit te Kombëtarja nuk është i sigurt për asnjë futbollist. Në Kombëtare luajnë ata që janë të gatshëm dhe zgjedhjen e bën trajneri. Unë gjithmonë e kam dhënë kontributin dhe jam munduar me takatin tim të jap gjithçka”, – deklaroi Dallku.

 

Kushti

Më tej mbrojtësi që lindi në Prishtinë më 16 qershor 1983 vuri edhe një kusht për komisarin teknik, De Biazi: “Vjen një kohë, vjen një moment kur njeriu pak a shumë dëshpërohet, vijnë edhe problemet e tjera dhe nuk mund ta japësh maksimumin. Shpresoj që ta jap kontributin tim, por nëse nuk luaj, shumë shpejt mund të tërhiqem nga Kombëtarja. Nëse nuk luan, nuk ia vlen të udhëtosh nga Ukraina për 10 minuta lojë ose fare”.

 

Reflektimi

Në fund të deklaratës së vet Dallku konfirmoi se vendimi i tij nuk është përfundimtar dhe kjo periudhë do t’i shërbejë si kohë reflektimi atij, por ndoshta edhe De Biazit: “Do të pres edhe pak e më pas do të vendos. Nëse nuk luaj me kombëtaren, ndoshta do të ishte më mirë të përqendrohem vetëm tek ekipi im. T’ia lëmë kohës”.

 

 

Islanda qe “fatale”

Deri më tani skuadra jonë përfaqësuese ka luajtur vetëm katër takimet e para të eliminatoreve të Botërorit që do të mbahet në Brazil më 2014. Në këto takime kuqezinjtë e De Biazit ia kanë dalë që të marrin 6 pikë si rezultat i fitoreve mbi Qipron dhe Slloveninë. Por dy takimet e tjera kanë qenë disi “të veçanta” për përfaqësuesen tonë që përveç humbjes “të justifikuar” në Zvicër mori edhe një tjetër përballë Islandës në Shqipëri. Qe pikërisht kjo disfatë ajo që i hapi sytë teknikut italian që në takimin e radhës bëri një “mini-revolucion”. Brenda katër ditësh reparti difensiv ndryshoi fytyrë pasi Ujkani dhe Dallku i lanë vendin respektivisht Berishës dhe Lilës (luajti në pozicionin e vet natyral si mbrojtës krahu i djathtë). Për herë të parë Dallku pa teksa në përfaqësuesen tonë nuk ishte më i pazëvendësueshëm. Në humbjen me Islandën ai ishte një nga lojtarët që dhanë më pak dhe kështu De Biazi për sfidën e radhës, atë ndaj Sllovenisë mendoi ta zëvendësonte me Lilën. Në këtë takim të fundit për vitin 2012 Dallku u fut si zëvendësues nga minuta e 84. Si të mos mungonin vetëm 6 minuta lojë Dallku për pak sa nuk “zeroi” avantazhin e kuqezinjve me një gabim që bëri në mbrojtje teksa nuk stopoi si duhet topin duke i dhënë një shans të mirë kundërshtarëve.

 

Loading...